Hën. Dhj 9th, 2024

Hoti: Kosova ka të drejtë për veprimet e saj, por nuk e ka mbështetjen e miqve

Ish-kryeministri Avdullah Hoti thotë se Kosova në çdo veprim në 30 vitet e fundit për ta mbrojtur shtetin ka pasur të drejtë, por që përpjekjet kanë pasur sukses vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik.

Ai thotë se Kosova ka të drejtë në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, por se nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve, raporton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kosova ka pasur gjithmonë të drejtë në çdo veprim që ka ndërmarrë në 30 vitet e fundit në përpjekjet e veta për të fituar fillimisht lirinë, e mandej shtetin e pavarur dhe fuqizuar sovranitetin shtetëror, rendin dhe ligjin. Por përpjekjet tona kanë pasur sukses vetëm kur janë koordinuar dhe mbështetur nga miqtë euro-atlantik. Ne e kemi shpallur njëherë pavarësinë në fillim të viteve të ‘90-ta. Mandej e kemi shpallur prapë më 2008, për shkak se herën e parë nuk ka pasur mbështetje nga miqtë.

Në veprimet e ndërmarra lidhur me targat e automjeteve në komunat në veri, Kosova ka plotësisht të drejtë. Këtë e kanë konfirmuar edhe miqtë. Por është e qartë se Kosova nuk e ka mbështetjen e miqve për kohën e ndërmarrjes së këtyre veprimeve.

Nëse këto veprime të Qeverisë, që janë të drejta por që nuk e kanë mbështetjen e miqve vetëm sa i përket kohës së ndërmarrjes së tyre, çojnë në situatë kur në vend të institucione të Kosovës aktivizohet KFOR-i e EULEX-i për të ruajtur rendin dhe sigurinë në ato komuna, atëherë është e qartë se kjo politikë e Qeverisë nuk i ka shërbyer interesave të shtetit të Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *