Pre. Nën 1st, 2024

Kurti: Do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës

Kryeministri Albin Kurti ka komentuar sot zhvillimet e fundit pas largimit të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës, duke thënë se qytetarët nuk kanë nevojë të brengosen për situatën në veri dhe se sipas tij do të dështojnë përpjekjet e Beogradit për destabilizimin e Kosovës.

Sipas Kurtit, zhvillimet në veri mund të jenë të lidhura me planin franko-gjerman.

Kurti po ashtu ka folur edhe për periudhën në javët dhe muajt në vijim rreth procesit të targave.

Ai ka thënë se është në kontakt edhe me mekanizmat e tjerë ndërkombëtarë të sigurisë, siç është KFOR-i.

Kurti edhe njëherë u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës të mos i lëshojnë vendet e tyre të punës, pasi që siç tha, ai me këtë do të dobësohen shërbimet për qytetarët

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *