Sht. Pri 27th, 2024

Hoti: Për Kosovën është e rëndësisë ekzistenciale marrëdhënia me ShBA-në

By Rtv Arbëria Jan 29, 2023

Ish-kryeministri Avdullah Hoti vlerëson se marrëdhëniet e Kosovës me ShBA-në janë të rëndësisë ekzistenciale, për ne, jo për ShBA-në.

“Prandaj duhet të angazhohemi të gjithë për të mirëmbajtur miqësinë tonë të përhershmë me ShBA-në, që është mbështetësi kryesor i Kosovës.

Për më tepër, ne ndajmë vlerat e përbashkëta si:

(1) përkushtimi për të mbrojtur liritë individuale dhe kolektive,

(2) mbrojtja dhe avancimi i demokracisë,

(3) shtypi i lirë dhe shoqëria civile dinamike që e mbikëqyrin pushtetin,

(4) ndarja e qartë e pushtetit ekzekutiv e legjislativ nga gjyqësori, si dhe

(5) ekonomia e lirë të tregut dhe konkurrenca si bazë për zhvillim dhe mirëqenie individuale e kolektive”, shkruan Hoti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *