Pre. Dhj 6th, 2024

Incident në Burgun e Sigurisë së Lartë, i burgosuri e bënë për spital gardianin

Një i burgosur që po vuan dënimin në Burgun e Sigurisë së Lartë në Dyz të Podujevës, të martën pasdite për motive ende të panjohura ka sulmuar fizikisht një gardian brenda në pavijon.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se gardiani ka marrë lëndime në fytyrë për çka ka pranuar tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë.

Për rastin është njoftuar menjëherë prokurori i rastit i cili ka urdhëruar policinë që ndaj të burgosurit të hapet rasti për sulm ndaj personit zyrtar.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin duke thënë se i njëjti është raportuar rreth orës 15:00.

“Raportohet se një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht një zyrtar, mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raportin e policisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *