Die. Maj 5th, 2024

IPK brenda vitit hetoi 274 policë, 107 u arrestuan ndërsa 157 u suspenduan

By Rtv Arbëria Jan 17, 2023

Inspektoratit Policor i Kosovës (IPK) gjatë vitit 2022 ka pranuar dhe ka menaxhuar me 1660 ankesa dhe informata të qytetarëve që në krahasim me vitin e kaluar ka një rënie të lehtë të numrit të ankuesve. Prej tyre 1075 ankesa që janë klasifikuar si shkelje disiplinore e profilit të ultë janë përcjellë për t’u trajtuar në Drejtorinë për hetime të brendshme dhe verifikim të së kaluarës në Policinë e Kosovës, 575 nga to janë përcjellë në Departamentin e Hetimeve në IPK më dyshimin për veprimtari penale, 4 janë identifikuar si incidente të profilit të lartë dhe 5 nga to janë përcjellë në Departamentin e Inspektimeve.

Të dhënat e IPK-së tregojnë se gjatë vitit 2022, subjekti hetimit nga IPK kanë qenë gjithsej 274 punonjës policorë të cilët janë hetuar me dyshimin se kanë kryer vepra penale.

“Gjatë vitit 2022, IPK-ja ka ndërmarrë këto masa dhe rekomandime: 115 arrestime (107 zyrtarë policorë dhe 8 qytetarë të dyshuar); 157 rekomandime për suspendim; 5 rekomandime për transfere. Ndërsa në prokuroritë kompetente janë dorëzuar 64 Kallëzime Penale, 28 Raporte të Veçanta dhe 9 Raporte Informuese”, thuhet në raportin e IPK-së, transmeton IndeksOnline.

Një ndër funksionet bazë të Inspektoratit Policor të Kosovës është edhe zhvillimi i inspektimeve ndaj Policisë së Kosovës. Këto inspektime realizohen në mënyrë që përmes tyre të bëhet identifikimi dhe parandalimi i çfarëdo devijimi nga aktet ligjore dhe procedurat me të cilat funksionon Policia e Kosovës.

Përgjatë këtij viti IPK ka realizuar 12 inspektime, prej të cilave pesë (5) të rregullta dhe gjashtë (7) të jashtëzakonshme dhe ka dhënë gjithsej 54 rekomandime për të përmirësuar performancën në fushat e inspektuara

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *