Sht. Maj 4th, 2024

Ish-Kryeprokurori Lumezi reagon ndaj kësaj deklaratë të Albulena Haxhiut

By Rtv Arbëria Jan 16, 2023

Ish-Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka reaguar reagon ndaj deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Në reagimin dërguar medieve thuhet se ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës e as të veprave tjera penale nuk ndërmirret nga Kryeprokurori i Shtetit dhe as nga qeveritë, por nga prokurorët e shtetit të cilët kanë kompetencë ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penal.

“Lufta e zhvilluar në Kosovës shkaktoi humbje dhe shkatërrime të mëdha. Mijëra civilë të vrarë në mesin e tyre fëmije, gra dhe burra të të gjitha moshave. Shumë të tjerë u plagosen. Mijëra qytetarë te tjerë u zhduken. Po ashtu qindra gra dhe burra u dhunuan ne forma të ndryshme”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Komunikata e plotë dërguar medieve:

Për dijeninë tuaj si Ministre e Drejtësisë, ndjekja e kryesve të veprave penale të krimeve të luftës e as të veprave tjera penale nuk ndërmirret nga Kryeprokurori i Shtetit dhe as nga qeveritë, por nga prokurorët e shtetit të cilët kanë kompetencë ekskluzive ligjore për ndjekjen e këtyre veprave penale. Kush e kupton ndryshe këtë është në keqkuptim të madh me parimet e drejtësisë.

Lufta e zhvilluar në Kosovës shkaktoi humbje dhe shkatërrime të mëdha. Mijëra civilë të vrarë në mesin e tyre fëmije, gra dhe burra të të gjitha moshave. Shumë të tjerë u plagosen. Mijëra qytetarë te tjerë u zhduken. Po ashtu qindra gra dhe burra u dhunuan ne forma të ndryshme. U shkatërruan dhe u djegën mijëra shtëpi, prona, ndërtesa dhe objekte të tjera të rëndësishme. Kosova përveç humbjeve njerëzore gjatë luftës kishte pësuar edhe humbje dhe dëmtime të mëdha materiale.

Është e vërtetë se trajtimi i krimeve të luftës ka shkuar ngadalë, për këtë treguesi më i mirë është numri i vogël i lëndëve të kryera.

Mungesa e vullnetit politik dhe krijimi i një bindjeje nga ndërkombëtarët se institucionet e drejtësisë në Kosovë kanë paragjykime etnike dhe mungesë të kapaciteteve për ndjekjen dhe gjykimin e këtyre rasteve kanë qenë kruciale që ndërkombëtarët t’i marrin kompetencat ekskluzive ligjore për ndjekjen dhe gjykimin e lëndëve të krimeve të luftës.

Fillimisht, misioni i UNMIK-ut i cili kishte marrë në administrim Kosovën menjëherë pas luftës ishte përgjegjës edhe për pjesën më të madhe të sundimit të ligjit. Ku në kompetencë ekskluzive kishte edhe trajtimin e krimeve të luftës, e më pas edhe misioni i EULEX-it, i cili po ashtu kishte kompetencë për trajtimin e këtyre rasteve deri në qershor të vitit 2018.

Menjëherë pas ardhjes time në krye të institucionit të Prokurorit të Shtetit dhe si Kryesues i Këshillit Prokurorial të Kosovës, duke e parë të arsyeshme trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, më 13 maj 2015 për herë të parë është themeluar Departamenti për Krimet e Luftës në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, ku janë caktuar prokurorët dhe personeli administrativ.

Janë dërguar prokurorët special në trajnime intensive nga kapitulli XV i Kodit Penal të Kosovës lidhur me veprat penale kundër njerëzimit dhe vlerave të mbrojtura më të drejtën ndërkombëtare.

Është bërë regjistrimi i të gjitha rasteve që hyjnë në kuadër të Departamentit të Krimeve të Luftës.

Janë lëshuar 72 urdhërarreste ndërkombëtare për arrestimin e të dyshuarve, të cilat akoma janë fuqi. Janë dëgjuar me qindra dëshmitarë dhe të dëmtuar, kemi ndërmarrë veprime konkrete hetimore në drejtim të zbulimit të kryesve të veprave penale dhe kundër urdhërdhënësve – vijës komanduese të këtyre veprave penale.

Pas arrestimit të të dyshuarave, janë ngritur dhjetëra aktakuza dhe kemi pasur gjykime të suksesshme.

Gjatë vitit 2018 kemi transferuar nga EULEX-i 918 lëndë të krimeve të luftës të natyrave të ndryshme dhe 2000 lëndë të personave të zhdukur.

Në vitin 2019 kemi rritur numrin e prokurorëve në Departamentin e Krimeve të Luftës në Prokurorinë e Speciale të Republikës së Kosovës dhe po të njëjtin vit është nxjerrë Strategjia për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës.

Për identifikimi e këtyre rasteve kemi rritur bashkëpunimin me OJQ-të te cilat kanë mbledhur informacione për krimet e luftës dhe kemi intervistuar individët të cilët kanë informacione për këto raste.

Kemi punuar edhe me dëshmitarë të cilët vazhdimisht janë duke dëshmuar në Prokurori.

Kemi ngritur edhe bazën e të dhënave në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës për rastet e krimeve të luftës dhe e kemi harmonizuar këtë databazë me atë të Policisë së Kosovës.

Të gjitha këto veprime na japin të drejtë për të besuar se institucioni i Prokurorit të Shtetit këtë vit dhe vitet në vijim do të jep rezultate konkrete në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës dhe do të vendoset drejtësia për viktimat e luftës dhe familjaret e tyre.

Çfarë keni bërë ju përveç retorikes politike?

Më këtë rast, deklarimet e Ministres se Drejtësisë, shpërfaqin mosnjohuri të plotë të veprimeve të ndërmarra nga institucionet e drejtësisë, përkatësisht, Prokurori i Shtetit, duke minimizuar të gjitha të arritura shtetërore dhe institucionale nga koha e marrjes se kompetencave nga EULEX-i tek institucionet vendore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *