Hën. Pri 29th, 2024

Irzniq Deçan, tenton te i jap fund jetes me vetvarje

By Rtv Arbëria Pri 16, 2024

Një burrë ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Irzniq të Deçanit mesnatën e së dielës.

Burri me inicialet I.D. është varur në litar në shtëpinë e tij. Motivi? Një borxh i fajdesë.

Para se të kryente aktin, deçanasi i ka lënë një amanet një familjari që ndodhet në një shtet të huaj. Me të pranuar mesazhin, mërgimtari ka njoftuar familjarët për aktin e tij.

closevolume_off
Një nga familjarët ka arritur të gjejë të varur në litar qytetarin në fjalë duke e shpëtuar nga vdekja në momentet e fundit të jetës. I njëjti është dërguar në spital dhe po trajtohet nga plagët e marra.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.

Rugova, ka thënë se rasti është denoncuar mesnatën e së dielës. Ka thënë se personi është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku është duke u trajtuar.

“Me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar si vetvrasje në tentativë”, tha Rugova.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *