Pre. Pri 19th, 2024

Ish zv/drejtoresha e AKI-së propozohet nga Edi Rama për drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar

By Rtv Arbëria Mar 17, 2023

Ish zv/drejtoresha e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Vlora Hyseni është propozuar nga kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama për drejtore të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kryeministri Edi Rama duke thënë eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar, raporton IndeksOnline.

“Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ Kombëtar, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar”, ka thënë Rama.

Rikujtojmë se Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kishin marrë vendim për ta shkarkuar Vlora Hysenin nga pozita e zëvendësdrejtoreshës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë në korrik të vitit 2021.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *