Pre. Dhj 6th, 2024

Kamberi reagon pas presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike në Luginë

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se ftesa për intervistim të cilën policia e paraqet si arrestim është nga mosdija profesionale apo tendencë qëllimkeqe për frikësim.

Kamberi në një status në llogarinë e tij në Facebook ka njoftuar se sot me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësire publike në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar ish likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit.

“Edhe pse për t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore përsëri zgjodhën metodën e pakuptimt të shoqërimit deri në prokurori, të ish drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e tij”, ka shkruar ndër të tjera Kamberi në Facebook, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë i Kamberit:

Ftesën për intervistim të cilën policia e paraqet si arrestim është nga mosdije profesionale apo tendencë dhe qëllimkeqe për friksim.

Sot, me qëllim të intervistimit rreth mosshlyerjes së borxheve të qirasë së disa shfrytëzuesve të hapësirës publike në qytetin e Bujanocit, është shoqëruar për t’u intervistuar ish likuiduesi i ndërmarrjes për ndërtim të Komunës së Bujanocit.

Edhe pse për t’u intervistuar do të mjaftonte një ftesë e zakonshme, organet e shtetërore përsëri zgjodhën metodën e pakuptimt të shoqërimit deri në prokurori, të ish drejtorit, ndërsa MPB lëshoi deklaratë se është fjala për arrestimin e tij.

Në fakt një veprim i tillë më shumë i ngjanë një presioni tanimë të shpeshtuar politik sidomos para zgjedhjeve se sa qëllimit për të luftuar “menaxhimin jo të mirë” të organit gjegjës.

I gjithë ky spektakël natyrisht përfundoi me mbarimin e intervistimit dhe personi i “arrestuar” doli që të jetë shoqëruar vetëm për intervistim.

Në esencë është fjala për tentativë të vazhdueshme e presioneve që po i bëhen drejtuesve shqiptarë të institucioneve publike.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *