Hën. Dhj 9th, 2024

Vazhdon lufta kundër kontarabanimit me mallra nëpër kufijtë e vendit

Policia Kufitare e Republikës ë Kosovës, mbrëmë më datë 23.05.2022, pas pranimit të informacioneve se në fshatin Kormnjan dyshohet se përmes rrugëve malore, persona të dyshuar me një traktor janë duke kontrabanduar mall komercial në mënyrë ilegale, menjëherë ka ndërmarrë veprimet e nevojshme për identifikimin e tyre.

Policia ka arritur që në një lokacion në rrugë malore të gjejë një rimorkio të improvizuar për traktor. Në rimorkio janë gjetur të ngarkuara pije të ndryshme alkoolike, jo alkoolike, etj, përderisa në konsultim me prokurorin janë ndërmarrë veprime të tjera të nevojshme dhe është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”.

Në vazhdën e parandalimit dhe luftimit intensiv të kontrabandës me mallra në një rast tjetër, sot, më 24.05.2022, rreth orës 11:30, njësi policore nga Sektori për Operativë, të Drejtorisë Rajonale Kufitare “Veriu”, bazuar në analizën e informacioneve, në vendin e quajtur Srbovac- komuna e Zveqanit, kanë ndaluar automjetin ‘VW Caddy’ me vozitës mashkull, automjet i cili ishte i ngarkuar me mallra të ndryshme ushqimore të cilat dyshohet se janë kontrabanduar nga Serbia.

Automjeti dhe mallrat e dyshuara janë sekuestruar dhe dërguar në Terminal Doganor, është njoftuar prokurori kompetent, dhe me autorizim të tij është iniciuar rasti ”Kontrabandim me mallra”, për procedura të mëtejme ligjore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *