Hën. Pri 29th, 2024

Kapja e 83 kilogramëve heroine në Han të Elezit, Prokuroria e Ferizajit kërkon paraburgim 30 ditësh për 7 të pandehurit

By Rtv Arbëria Shk 24, 2022

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj të pandehurve L.T., O.V., M.H., SH.D., F.K., A.K. dhe A.A (shtetas i Republikës së Turqisë),të cilët me vendim të Prokurorit të Shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48 orësh.

Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i arsyeshëm se me datën 23 shkurt 2022, rreth orës 12 në Han të Elezit, përkatësisht në terminalin doganor, të pandehurit duke vepruar si anëtar të grupit pa autorizim kanë transportuar nga Turqia për në Republikën e Kosovës, substanca apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotik, e të cilat substanca kanë pasur për qëllim shpërndarjen, shitjen ose ofrimin për shitje.

“Me rastin e ndaljes dhe kontrollit të automjetit transportues, pronë e kompanisë “Alba Trans” është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë me peshë të përgjithshme 83.592gram, e cila substancë narkotike për destinacion ka pasur Prishtinën dhe ka qenë e fshehur në brendi të 32 reflektorëve, me të cilën kanë kryer veprën penale“Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267 paragrafi 2 lidhur me nenin 275 paragrafi 1 nënparagrafi 1.1 dhe 1.9 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)” thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore të Ferizajit.

Ndaj të pandehurit L.T., është inicuar vepra penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, pasi tek i njëjti është gjetur një revole dhe pesë fishekë.

E njëjta vepër penale është inicuar edhe tek i pandehuri O.V., nga i cili është sekuestruar një revole e markës “Walther”.

Seanca dëgjimore lidhur me këtë rast do të mbahet neser pasdite në Gjykatën Themelore ne Ferizaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *