Enj. Pri 25th, 2024

KFOR-i jep detaje për vendosjen e pengesave afër Manastirit të Deçanit

By Rtv Arbëria Kor 9, 2021

Zëvendësimi i pengesave artificiale që janë vendosur në rrugën për në manastirin e Deçanit, në hyrje të zonës, nga njësitë që i përkasin misionit të KFOR-it, ishte një vendim i marrë nga ata në marrëveshje me autoritetet lokale.

Kështu thuhet në një komunikatë të KFOR-it, ku theksohet se e konsiderojnë të nevojshme zëvendësimin e pengesave të vjetra me pengesa të reja, në mënyrë që të sigurojë një nivel të vazhdueshëm dhe efektiv të mbrojtjes dhe sigurisë – siç kërkohet nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mandaton KFOR-in për të siguruar një mjedis të qetë dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet në Kosovë – duke siguruar në të njëjtën kohë shkallën më të lartë të respektit për mjedisin përreth.

“Në fakt, dihet mirë se zona përreth manastirit të Deçanit është me interes të lartë artistik e kulturor, dhe ka tërhequr turistë dhe studiues për dekada. Ky hap i fundit do të kontribuojë në përmirësimin e cilësisë së jetës, si për popullatën lokale ashtu edhe për turistët që vizitojnë Manastirin dhe zonat përreth tij. Manastiri i Deçanit është objekti i vetëm fetar që ruhet nga KFOR-i. Të gjitha objektet e tjera fetare ruhen nga Policia e Kosovës ose nuk ruhen fare”, thuhet në komunikatë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *