Sht. Pri 27th, 2024

Kryeministri Kurti takoi zëvëndëspresidentin e KE-së,

By Rtv Arbëria Kor 9, 2021

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u takua me zëvëndëspresidentin e Komisionit Evropian, z. Margaritis Schinas, pas diskutimit që pati në panelin e tryezës së rrumbullakët në Athinë, që në ditën e dytë kishte për temë rritjen e bashkëpunimit dhe solidaritetit në Evropën Juglindore.

Zëvëndëspresidenti Schinas e uroi kryeministrin Kurti për detyrën dhe e siguroi për vazhdimin e përkrahjes dhe bashkëpunimit.

Kryeministri Kurti e falënderoi për takimin dhe e njoftoi zëvëndëspresidentin Schinas për punën që po bëjnë institucionet e Republikës së Kosovës për ringjalljen ekonomike pas pandemisë, zbatimin e reformave në sistemin e drejtësisë dhe luftimin e krimit e korrupsionit.

Kryeministri Kurti dhe zëvëndëspresidenti Schinas diskutuan për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, për migrimin e zhvillime të tjera në nivel global.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *