Enj. Tet 10th, 2024

Kjo është gjendja e të mbijetuarve shqiptarë, të hospitalizuar në Bullgari

Shtatë të mbijetuarit e aksidentit në autostradën bullgare janë në gjendje stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Të gjithë pacientët u janë nënshtruar disa operacioneve, e njëri nga të plagosurit ka tronditje të thellë psikologjike njoftuan mëngjesin e sotëm mjekët e spitalit Pirogov në Sofje.

“Gjashtë prej tyre janë në Klinikën për kirurgji plastike, ndërsa një në traumatologji. Të gjithë janë në gjendje stabile, i është ofruar ndihmë psikologjike, mbrëmë janë bërë intervenime të suksesshme operative, dy prej tyre duhet të operohen edhe sot, njëri të djegura të thella në të dy krahët dhe duhet të operohet dhe një vajzë që duhet të operohet në gjurin e djathtë, por ky është operacion i kryer”, tha Marija Argirova, mjeke në kirurgjinë plastike.

Drejtuesja e Klinikës për Djegie dhe Kirurgji Plastike, Dr. Maja Argirova ka konfirmuar se gjashtë nga pacientët ndodhen në Klinikën e Djegieve dhe Kirurgjisë Plastike, ndërsa një prej pacientëve në Klinikën e Traumatologjisë. Ajo konfirmoi se mjekët e spitalit janë në kontakt me kolegët e tyre nga RMV.

Sipas gjendjes shëndetësore disa nga pacientët pritet të lirohen nga spitali të premten, ndërsa pacientja më e re, vajza 16 vjeçare është në gjendje të mirë tha mjekja Argirova.

“Me gjasa do të lirohen nga spitali deri në fund të kësaj jave ose në fillim të javës së ardhshme, sipas mundësive. Vajza 16 vjeçare është mirë po punojnë psikologë me të“, pohoi Argirova.

Ministri Osmani i cili vizitoi të mbijetuarit ka rekomanduar edhe zhvendosje e tyre në spitalet e Shkupit, si fazë tranzitore, por mjekët kanë këshilluar që të qëndrojnë në Spital ku po trajtohen për momentin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *