Die. Pri 28th, 2024

Konstituohet grupi parlamentar i miqësisë më SHBA-të, Kica-Xhelili thotë se Kosova nuk mund të ketë linja të tjera

By Rtv Arbëria Pri 28, 2022

Sot është konstituar grupi parlamentar i miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Doarca Kica-Xhelili ka thënë se përafrimi i kësaj miqësire është prioritet dhe domosdoshmëri.

“Sot u konstitua grupi parlamentar i miqësisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Intensifikimi dhe përafrimi i mëtejmë i kësaj miqësie është konfirmuar historikisht si prioritet dhe domosdoshmëri e jona.
Si deputete e Kuvendit të Republikës së Kosovës, qëndroj e palëkundur në bindjen e trajtimit të kësaj aleance si thelbësore për shtetndërtim dhe zhvillim. Kosova nuk ka dhe nuk mund të ketë orientime përtej linjave të SHBA-së dhe BE-së” shkruan Kica-Xhelili në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *