Die. Dhj 8th, 2024

KPM pezullon dy zyrtarët e arrestuar

Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM), ka mbajtur sot një mbledhje të jashtëzakonshme, ku ka diskutuar për situatën e krijuar në Zyrën Ekzekutive pas ndalimit nga institucionet e drejtësisë të dy zyrtarëve publik të Zyrës Ekzekutive të KPM-së.

Sipas njoftimit për media në këtë mbledhje Komisioni ka shqyrtuar çështjen e Kryeshefit Ekzekutiv dhe pas shqyrtimit ka vendosur që Kryeshefi i Ekzekutiv i KPM-së Luan Latifi të pezullohet nga ushtrimi i detyrës, deri në një vendim tjetër.

Gjithashtu Komisioni ka vendosur që Faruk Rexhaj, Drejtor i Departamentit të Prokurimit, të caktohet Zëvendësues i Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, nga data 2 korrik 2021 deri në një vendim tjetër.

Ndërsa sot pas caktimit si Zëvendësues i Kryeshefit Ekzekutiv të Zyrës Ekzekutive të KPM-së, Faruk Rexhaj ka marrë vendim që Drejtori i Administratës dhe Financave Arben Bilalli të pezullohet nga ushtrimi i detyrës, deri në një vendim tjetër.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *