Hën. Tet 7th, 2024

PDK-ja jep detaje për Konventën, ndahet në dy pjesë

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se Konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri, do të mbahet nesër në orën 09:30

Përmes një komunikate për media, PDK ka bërë të ditur se konventa ndahet në dy pjesë.

“Konventa e dhjetë e Partisë Demokratike të Kosovës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë do të mbahet të shtunën (3 korrik 2021) nga ora 09:30 në hotelin “Emerald”. Kjo Konventë është e ndarë në dy pjesë. Pjesa e parë do të jetë ceremoniale dhe ftohen mediat ta përcjellin këtë ngjarje”, thuhet në njoftimin e PDK’së.

PDK ka bërë të ditur se në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

“Në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë. Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi”, thuhet në njoftim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *