Die. Pri 28th, 2024

Lajçak njofton për takimin e nesërm mes kryenegociatorëve për çështjen e targave

By Rtv Arbëria Pri 20, 2022

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë, Serbi, Miroslav Lajçak ka njoftuar se nesër do të zhvillohet një raund i ri në nivel të kryenegociatorëve për çështjen e targave.

Në një postim në twitter, ai ka bërë me dije se sot është mbajtur takimi i fundit mes grupeve punuese për targa para afatit të fundit që është më 21 prill.

“Ekspertët nga Kosova dhe Serbia sot janë takuar për herë të fundit në GP për targa para afatit të fundit më 21 prill. Me punën e tyre ata përgatitën nesër diskutimet e kryenegociatorëve. Tani i takon Kryenegociatorët të gjejnë një marrëveshje për rrugën përpara”, ka bërë të ditur ai nëpërmjet një statusi në Twitter.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *