Mër. Pri 24th, 2024

Lajme shkurt-mesditë e mërkurë 29.07.2020

By Rtv Arbëria Kor 29, 2020

***Qeveria ndan nga 300 euro për muajt korrik-gusht për mantelbardhët.*** Ka dështuar raportimi i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, para komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes.Sipas Ksp-së, anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje para fillimit të kësaj mbledhje kanë shprehur pakënaqësi për kohën e shkurtër të raportimit të ministrit Veliu para komisionit.*** Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se qytetarëve të Shqipërisë dhe Luginës së Preshevës, nuk do t’u kërkohet testi negativ për COVID-19 me rastin e hyrjes në Kosovë.*** Këshilli Atlantik mbanë sot një Samit virtual me liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti si dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.*** Sot në Arabinë Saudite ka nisur Haxhi, ku për herë të parë në historinë moderne numri i besimtarëve do të jetë i kufizuar.*** “Në këtë mënyre edhe Bashkësia Islame e Kosovës, me keqardhje i njoftoi të gjithë qytetarët e Kosovës se Drejtoria e Haxhit, nuk do të kryej asnjë procedurë në lidhje me kryerjen e Haxhit për këtë vit, duke respektuar vendimin e Ministrisë Saudite të Haxhit dhe Umres”, bëhet e ditur nga BIK***moti: Të mërkurën parashihet te mbaj mot me diell, temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 34 gradë celcius***covid-19 në Kosovë: total raste 7652, të sheruar, 4129***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *