Mër. Nën 13th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e diel 18.10.2020

Njohësi i çështjeve juridike profesor Riza Smaka ka thënë për gazetën “Bota sot” se kërkesa e Lajçakut është ekstremisht skandaloze ngase synon që Kosovën e definuar me Kushtetutën e saj si shtet unik ta shndërrojë në shtet të përberë ta federalizojë dhe për aq ta defunksionalizoje ngjashëm me Bosnjën e cila mund të jetë çfarëdo tjetër por më së paku shtet.***Kryetari i Komunës së Skenderajt Bekim Jashari, ka thënë se është Serbia ajo që duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, e jo Kosova, siç ka kërkuar emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe.Ai ka theksuar se Kushtetuta e Kosovës, duhet të ndryshohet vetëm për të hequr votimin e dyfishtë, si derivat i pakos së Ahtisarit.***VV-ja s’i beson Hotit për çështjen e Asociacionit.***Një person ka vdekur dhe 137 raste të reja me Koronavirus janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit. Ndërsa, 49 persona me Covid-19 janë shëruar.***281 të infektuar me COVID-19 në Shqipëri dhe tre të vdekur.***Zvicra të dielën ka vendosur masa të reja për të parandaluar rritjen e mëtejme të rasteve me koronavirus. Shteti ka bërë obligative bartjen e maskave dhe ka ndaluar tubimet në masë***Z-Mobile i jep Telekomit afat 6 muaj për të paguar borxhin.***moti:.Të henen parashikohet mot pjesërisht me diell. Temperaturat do te levizin nga -1 deri 14 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 9-23 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 16891.Të Shëruar: 14666, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *