Sht. Maj 18th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e shtunë 17.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 17, 2020

Partia Demokratike e Kosovës, ka kritikuar shkarkimet e se premtes nga Qeveria në krye me Avdullah Hotin, në Policinë e Kosovës, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës.Nënkryetari i PDK-së, Shaqir Totaj, ka kritikuar, siç tha ai, heshtjen e ndërkombëtarëve për këtë çështje.Ndërsa këto shkarkime, i ka vlerësuar të rrezikshme dhe politizim të institucioneve.***Ilir Murtezaj, i shkarkuar nga posti i drejtorit të ATK-së, ka pasur një sërë kritikash ndaj kryeministrit Avdullah Hoti.Hoti e shkarkoi të premten nga kjo detyrë Murtezajn.Murtezaj, të shtunën, në një konferencë për media, ka folur edhe për nepotizëm.Sipas Murtezajt, rastet e përmendura i ka proceduar edhe në organet e drejtësisë dhe ka bërë thirrje që të hetohen.***Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve janë regjistruar 148 raste të reja me Koronavirus.Ndërsa, 56 persona janë shëruar.***Serbia vazhdon ta shkelë CEFTA-n – Kosova paralajmëron masa.***Kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar pas deklarimeve të dërguarit Special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak se “Kushtetuta e Kosovës nuk është bibël dhe mund të ndryshohet”.Në një deklaratë për “KOHËN”, Mustafa e ka cilësuar këtë koment si “të pamatur dhe të pavend***PDK-ja nuk tërhiqet nga Projektligji për UÇK-në, VV-ja e quan të dobët.Ky ligj për të shtaten here nuk ka arritur të miratohet në kuvend.***Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë detaje për pesë shtetasit kosovarë të cilët kanë qenë të përfshirë në aksidentin e se premtes në shtetin gjerman.Ambasada përmes një statusi në Facebook ka thënë se në aksidentin e djeshëm kanë qenë të përfshirë pesë shtetas të Kosovës, tre persona kanë vdekur nga familja K. me prejardhje nga Kosova ndërkaq për personin e katër autoritetet gjermane nuk kanë bërë të ditur identitetin.moti:.Të dielen parashikohet mot pjesërisht me diell. Temperaturat do te levizin nga 6 deri 19 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 9-21 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 16754.Të Shëruar: 14617, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *