Die. Maj 5th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e premte 16.10.2020

By Rtv Arbëria Tet 16, 2020

Zyra e kryeministrit të Kosovës, ka njoftuar se kryeministri Avdullah Hoti shkarkoi te premten nga detyra, drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalajn.“Në përputhje me kompetencat ligjore dhe bazuar në raportin e performancës për drejtorin e Policisë së Kosovës, sot Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka liruar nga detyra Rashit Qalaj, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”, njofton kryeministria.Tutje, theksohet se në përputhje me Ligjin për Policinë, Kryeministri Hoti ka emëruar Samedin Mehmeti, ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës”***Hoti shkarkon edhe drejtuesit e Doganës dhe të ATK-së***PDK: Shkarkimi i Rashit Qalajt është hakmarrës dhe përpjekje për kapjen e institucionit të Policisë.Menjëherë pas lajmit se drejtori i policisë së Kosovës, Rashit Qalaj është shkarkuar nga detyra e tij, ka reaguar deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Rashit Qalën e shkarkoi Haki Rugova, mirepo ne nje prononcim per media Ministri Veliu ka thene se shkarkimi i Qalajt nuk lidhet me arrestimin e Haki Rugoves..***Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar shqiptarët që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ta votojnë Joe Biden për president në zgjedhjet presidenciale.***Emisari Special i BE-së, Miroslav Lajçak, dje në Beograd deklaroi se për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e logjikshme se duhet ndryshuar edhe Kushtetua e Kosovës duke thënë se ajo s’është Bibël.Për këtë është deklaruar edhe Zyra për Informim e BE-së që për klankosova.tv tha se Lajçak ka treguar se çka mund të ndodhë nëse një shtet negocion një marrëveshje ndërkombëtare.***Policia e Kosovës ka arrestuar dy aktivistët e PSD-së, Frashër Krasniqin dhe Zgjim Hysenaj, gjatë një aksioni simbolik që ata kanë mbajtur.Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj ka thënë se arrestimi i tyre është politik.”***Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike në kosovë ka njoftuar sot edhe për 104 raste të reja me Coronavirus brenda 24-orëve të fundit në Kosovë.Sipas njoftimit,dy persona kanë vdekur si pasojë e virusit Covid-19 në Kosovë.IKSHPK njfoton se janë shëruar edhe 42 persona .***..moti:.Të shtunen parashikohet mot pjeserisht me diell por edhe me mundesi te reshurave te shiut. Temperaturat do te levizin nga 6 deri 16 gradë Celsius. Mot i ngjashem edhe në Tiranë, me temperatura nga 10-21 gradë celcius.***covid-19 në Kosovë: total raste 16606.Të Shëruar: 14561, ***www.rtvarberia.com***Tri kanalet e RTV Arberia mund te i ndiqni edhe ne: www.iptvshqipott.com.***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *