Die. Maj 19th, 2024

lajmet e mbremjes, e enjte 10.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 10, 2020

***Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Twitter ka thënë se ka pasur një takim frytdhënës me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli.Ai ka bërë të ditur se me të kanë diskutuar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe për procesin e liberalizimit të vizave.***Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Noah Gal Gendler ka deklaruar se Izraeli brenda një kohe të shkurtër do ta hapë ambasadën në Prishtinë, por, sipas tij, një gjë e tillë nuk do të ndodhë menjëherë pas njohjes, shkaku i procedurave të Ministrisë së Jashtme..***Në 24 orët e fundit kanë vdekur 7 persona me koronavirus në Kosovë.Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton për 69 raste të reja me COVID-19 dhe 107 të shëruar.*** sh-kryeprokurori serb për krime lufte, Vladimir Vukcevic, po e sheh si të çuditshme arritjen e 4 mijë dosjeve të cilat thuhet se janë të Gjykatës Speciale, në selinë e OVL-UÇK’së në Prishtinë.Vukcevic ka thënë se kjo për të është e pabesueshme***Sindikata e Infermierëve të Kosovës ka paralajmëruar protestë, pasi ka thënë se kërkesat e saj janë injoruar nga Qeveria e Kosovës. Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat të Kosovës ka paralajmëruar se nesër nga ora 13:00 deri më orën 14:00, gjithë punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik që punojnë në QKUK, spitalet rajonale, QKMF-ja dhe ambulancat, do të protestojnë për një orë në vendet e tyre të punës..moti:.Të premten parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nga 12-29 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14446.Të Shëruar: 11033, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *