Sht. Tet 5th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e mërkurë 09.09.2020

***Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Avdullah Hoti, ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, në të cilën ka miratuar tri projektligje, pesë vendime për shpronësimin e pronave të paluajtshme për interes publik dhe disa vendime të tjera nga fushat e përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore.***Gjashtë persona kanë vdekur e 76 raste të reja me koronavirus u raportuan në 24 orët e fundit në Kosovë. 144 persona janë shëruar nga koronavirusi.***Kryeministri Hoti: Mini-Schengeni na u kërkua nga SHBA-ja, ne e kundërshtuam në fillim..***Koalicioni i ri në Mal të Zi pajtohet që të mos e tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës.***Më 17 shtator do të mbahen tri seanca në Presidencën e Bosnjë e Hercegovinës, e në një prej tyre do të shqyrtohet çështja e njohjes së Kosovës, ka njoftuar “Dnevni Avaz”.***Ende nuk është e qartë zyrtarisht kush ka kontrolluar të martën në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK’së në Prishtinë, për 4 mijë dosjet që u tha se u dërguan në seli nga dikush i panjohur. EULEX e mohoi përfshirjen edhe pse veturat e tyre u panë aty. Pati raportime se kontrollin po e kryente Policia e Kosovës respektivisht pjesëtarë të saj të sektorit të krimeve të rënda, por kjo u mohua nga ta duke sugjeruar që për këtë të pyetet “autoriteti kompetent”.Selia e OVL-UÇK’së është kontrolluar të martën nga disa hetues, të cilët kanë marrë me vete 4 mijë dosje të cilat thuhet që janë të Gjykatës Speciale..*** Figura të ndryshme politike të vendit, janë përfolur se do t’i bashkohen inicitivës së re të Vjosa Osmanit.Në mesin e emrave të ndryshëm është përfolur të jetë edhe i pari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.Mirëpo njëjti në një prononcim për IndeksOnline ka mohuar zërat se edhe ai do të jetë krahë i Osmanit.moti:.Të mërkuren parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nga 12-29 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14377.Të Shëruar: 10926, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *