Die. Maj 19th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e martë 08.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 8, 2020

***Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se është konfiskuar një kopje e dokumenteve për të cilat thanë se janë dosje të Gjykatës Speciale, që kishin mbërritur dje në zyrat e OVL UÇK-së…***Lëvizja Vetëvendosje mbajti konferencë për media, lidhur me Marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë. Kësisoj, ka thënë se është koha për të nisur mocionin për rrëzimin e Qeverisë Hoti, dhe se qeverisja e ardhshme e Lëvizjes Vetëvendosje, siç u shpreh ai, nuk do t’i qëndrojë prapa kompromiseve që u realizuan në Washington.Glauk Konjufca pati kritika të shumta ndaj kryeministrit Avdullah Hoti, të cilin edhe e quajti të papërgjegjshëm..***Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se ka një kohë të gjatë qe nuk ka kurrfarë komunikimi me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.Osmani që është shkarkuar nga pozitat drejtuese në LDK, ka shtuar se ngrirja e raporteve ka qenë zgjedhje e Mustafës.Ndërsa, Osmani ka përsëritur se komunikon vazhdimisht me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti..***Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar të martën se në 24 orët e fundit nuk ka vdekur asnjë person i prekur me COVID-19, ndërkohë janë shënuar 97 raste të reja pozitive.Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 139 pacientë.***Kryeministri Avullah Hoti, raporton javën tjetër në Kuvend – PDK e mirëpret, VV thotë se tanimë është vonë..***Jo të gjithë nxënësit do t’u kthehen bankave shkollore më 14 shtator.Kjo pasi mësimi do të fillojë në dy faza. E para do të nisë më 14 shtator, ndërkaq e dyta më 21.Raportohet se në fazën e parë janë të përfshirë parashkollorët, nxënësit e klasës së parë, dytë, tretë, gjashtë dhe dhjetë.Ndërkaq faza e dytë e mësimit e cila do të fillojë më 21 shtator, përfshin nxënësit e klasës së katërt, gjashtë, tetë, nëntë, dhjetë, njëmbëdhjetë dhe dymbëdhjetë.Nxënësit e fazës së dytë të cilët mësojnë në shkollat të cilat nuk kanë kapacitet në objekte, do të mësojnë dy ditë në shkollë dhe tri ditë online..*** moti:.Të mërkuren parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nag 10-30 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14301.Të Shëruar: 10782, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *