Hën. Dhj 9th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e hënë 07.09.2020

***I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak ka thënë të hënën se në dialogun e zhvilluar mes përfaqësuesve të këtyre dy shteteve në Bruksel, është arritur përparim i plotë në diskutimet rreth bashkëpunimit ekonomik dhe çështjes së personave të pagjetur dhe të zhvendosur.Sipas tij, në takimin e së hënës për herë të parë është diskutuar edhe për marrëveshjen gjithëpërfshirëse, ligjërisht obliguese, çështjet e komuniteteve joshumicë, dhe pretendimeve të përbashkëta financiare e pronësore..***Hoti: Janë bërë përafrime në draftimin e marrëveshjes finale.***Vuçiq: Po shkojmë drejt temave më të vështira.***Pesë raste të vdekjes dhe 85 raste pozitive me COVID-19 janë shënuar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka bërë të ditur drejtori i IKSHPK-së, Naser Ramadani, në konferencë për shtyp.Numri i të shëruarve në 24 orët e fundit është 97.***Bashkimi Evropian duket se nuk është i kënaqur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të hapin ambasadat e tyre në Izraeal, saktësisht në Jerusalem.Zëdhënësi për Çështje të Jashtme në BE, Peter Stano ia ka dërguar një mesazh Kosovës dhe Serbisë.“Çdo hap që mund të vë në pikëpyetje qëndrimin e përbashkët të BE mbi Jeruzalemin janë një çështje seriozisht shqetësuese dhe për keqardhje”, u shprehë ai.***PDK: Zhgënjyese zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, do të kërkojmë seancë të jashtëzakonshme.***Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i është kundërpërgjigjur presidentit, Thaçi pasi ai gjatë ditës së hene në një konferencë për media tha se të gjithë ata që kanë thënë se ka “thika, harta e ndarje të Kosovës” në Shtëpinë e Bardhë, duhet t’u kërkojnë falje qytetarëve.Haxhiu tha se pyetja për thika e harta presidenti është shumë vonë t’ja bëjë dikujt tjetër..***OVL e UÇK-së pranon 4000 dosje nga Gjykata Speciale, thotë se nuk e di kush i solli.***Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është ndarë përfundimisht me LDK-në. Ajo u shpreh se është shumë vonë për partinë e Isa Mustafës të kërkojë më mbështetje nga ajo në rast të zgjedhjeve të parakohshme. Ndërkaq e la të hapur mundësinë për bashkëpunim me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti.***Në 30 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Repulikës së Kosovës, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ndarë një shkrim.Ajo tha se 7 shtatori i vitit 1990 shënon një akt historik e të guximshëm i cili do t’u hapte udhë zhvillimeve të tjera në Kosovë.*** moti:.Të marten parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nag 12-27 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14204.Të Shëruar: 10643, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *