Enj. Maj 16th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e diel 06.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 6, 2020

***Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me pjesëtarë të tjerë të delegacionit kanë takuar te dieln Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe zv/ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer..Hoti tha se bashkë me ta diskutuan për zhvillimet në dialog deri më tani dhe takimin e te henes të nivelit të lartë.“Jam shume i kenaqur qe po shoh koordinim te plote ne mes te BE-se dhe SHBA-se lidhur me marreveshjen finale ne mes te Kosoves dhe Serbisë”, shtoi Hoti..***I dërguari Special i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka reaguar në drejtim të zëdhënësit të ish-presidentit amerikan Bill Clinton, në lidhje me marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve ekonomike në mes dy vendeve.Grenell përmes rrjetit social Twitter shkroi se ish-zëdhënësi i Clinton-it, Joe Lockhart është i inatosur që Kosova dhe Serbia janë pajtuar për bërjen e hapave për normalizim ekonomik.***BE: Çdo gjë për të cilën merren vesh Kosova dhe Serbia duhet të jetë në përputhje me ligjet tona.***Koordinatori shtetëror, Skënder Hyseni, duke folur për takimin e se dieles Kosovë-Serbi të zhvilluar në nivel ekspertësh ka thënë se bisedimet sot kanë qenë më konstruktive.Ai tutje ka shtuar se do të diskutohen temat dhe çështjet më kontestuese dhe tha se emi të gatshëm të trajtojmë çfarëdo teme që del në takim.***Shtatë të vdekur e 92 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, ka njoftuar IKSHPK.Ndërsa, janë shënuar edhe 115 të shëruar në vend.***Më datë 25 prill shqiptarët do u drejtohen qendrave të votimit për zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të vitit 2021.Kjo datë është dekretuar nga ana e presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta në mbështetje të Kodit Zgjedhor…****** moti:.Të henen parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nag 14-30 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14119.Të Shëruar: 10546, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *