Sht. Tet 5th, 2024

lajmet e mbrëmjes, e shtunë 05.09.2020

***Marrëveshja e nënshkruar të premten në Washington i ka dhënë të drejtën e përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, Serbisë. Njohës së çështjes së Ujmanit dhe resurseve të Kosovës kanë kritikuar këtë pikë. Sipas tyre, kjo s’do të duhej të diskutohej fare..*** Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kritikuar dy ish-qeveritë e Kosovës që, sipas tij, kishin “vonuar” marrëveshjen e Mini-Schengenit Ballkanik. Sipas tij, marrëveshja e nënshkruar nga Kosova dhe Serbia të premten në Shtëpinë e Bardhë, s’dallon aspak nga propozimi i tij i kahershëm për Mini-Schengenin në Ballkan..***Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se Marrëveshjen e nënshkruar dje në Washington, kryeministri Avdullah Hoti, siç e quan Kurti të paligjshëm, e ka nënshkruar me vetveten. Ish-kryeministri thotë se me veprimin e djeshëm është parë se fushata zgjedhore në SHBA po vazhdon.***Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur Emisarit Special Richard Grenell në rrjetin social Twitter, duke i thënë se njohja e Kosovës nga Serbia nuk është simbolizëm.Osmani në postimin e saj i ka thënë ambasadorit Grenell se delegacioni kosovar është zotuar që do të sjellin njohjen reciproke dhe duhet të mbajnë përgjegjësi për atë që janë zotuar.***Kryeministri Hoti: Nuk gjeta harta as thika, Vetëvendosja ka qenë gabim.***Policia e Kosovës shpëton një fëmijë 4 vjeçar, ishte i mbyllur në një banesë i vetëm në Fushë Kosovë.***Pesë viktima e 117 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, bën të ditur IKSHPK-ja.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 131 pacientë*** moti:.Te shtunen parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin ndërmjet 9-26 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 13791.Të Shëruar: 10113, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *