Die. Maj 19th, 2024

lajmet e mbremjes e marte 15.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 15, 2020

***Korporata Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (DFC) ka nënshkruar letrat e interesit bashkë me Bankën për Eksport-Import (EXIM) për të nisur procedurat për ndërtimin e autostradës që pritet të lidhë Kosovën dhe Serbinë…***Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka thënë se në ish-partinë e tij ka njerëz që mendojnë se partia vjen pas kryetarit të saj, Albin Kurti.***Klinika e Pulmologjisë, e cila qe disa muaj është dedikuar për trajtim të pacientëve me COVID 19, është vendi ku mungojnë kushtet elementare higjienike.Në një konkludim të tillë ka ardhur Ekipi për Kontroll dhe Parandalim të Infeksioneve Spitalore.Kjo trupë ka bërë inspektim në tri klinika, atë të Pulmologjisë, Mjekësisë Sportive dhe në Klinikën e Neonatoligjisë.Nga të tri klinikat, ekipi siç edhe e thotë vetë tekstualisht në raport, në Pulmologji kanë mbetur pa koment për kushtet në të cilat po trajtoheshin pacientët..***Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 608 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 71 raste pozitive. Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”.Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 199 pacientë..***Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott: Qeveria e zgjedhur duhet të kërkoj nga vendet t’i zbusin kërkesat për viza.***Kreu i shtetit e konsideron të rrezikshëm për Kosovën takimin e së enjtes në Bruksel. Ky takim sipas Hashim Thaçit është agjendë e Serbisë.***,moti:.Të merkuren parashikohet mot me diell.Temperaturat do te levizin nga 12-29 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14763.Të Shëruar: 11784, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *