Mar. Maj 14th, 2024

lajmet e mbremjes, e merkure 16.09.2020

By Rtv Arbëria Sht 16, 2020

***Kryetari i OVL-UÇK-së Hysni Gucati ka thënë se edhe te merkuren kanë pranuar dokumente nga një person i panjohur.Sipas tij, rasti ka ndodhur te merkuren me 16.09.2020 rreth orës 15:30, derisa bën të ditur disa persona u munduan ta ndalonin porse nuk kanë mundur ta ndalojnë….***Pak pasi emisari special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak, njoftoi se të enjten në Bruksel Kosova e Serbia do të diskutojnë për çështjet financiare, drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se për palën serbe temë e parë në takim do të jetë Asociacioni i komunave me shumicë serbe.Tutje, Gjuriq ka thënë se në agjendë mund të jenë edhe çështjet e pronave…***Presidenca i ka kërkuar në mënyrë urgjente Kuvendit të Kosovës që të votojë një rezolutë që ia ndalon kryeministrit Avdullah Hoti të negociojë për çështje të brendshme të Kosovës dhe tema që rrezikojnë rendin e brendshëm shtetëror..***Ambasadori i ri i Izraelit në Beograd, Yahel Vilan, ka thënë të mërkurën se Izraeli ende nuk e ka ndërmarrë veprimin zyrtar për njohjen e Kosovës. Gjithsesi, ai ka thënë se kjo është pjesë e marrëveshjes së fundit të arritur në Washington mes shteteve dhe beson se kjo nuk do të ndikojë në raportet mes Serbisë dhe Izraelit..***Tre persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 në Kosovë në 24 orët e fundit, duke çuar shifrën totale të vdekurve në 604. Ndërkohë janë regjistruar edhe 76 raste të reja.Po ashtu në 24 orët e fundit janë shëruar 165 persona.***3 viktima dhe 144 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa janë shëruar 65 të tjerë.***Shkaku i pandemisë, kufijtë e BE-së do të vazhdojnë të jenë të mbyllur për kosovarët që kanë viza, edhe pas rishikimit të listës së vendeve të treta, që është ndërmarrë në fillim të javës..***,moti:.Të njten parashikohet mot pjeserisht me diell dhe mundesi te reshurave te shiut e shkarkime rrufesh.Temperaturat do te levizin nga 13-26 gradë Celsius***covid-19 në Kosovë: total raste 14839.Të Shëruar: 11949, ***www.rtvarberia.com***

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *