Mar. Maj 7th, 2024

Largohet barrikada e fundit nga veriu

By Rtv Arbëria Tet 13, 2021

Hiqet barrikada nga rruga në Lagjen e Boshnjakëve.

Qytetarët serbë i kanë larguar para pak minutash kamionët nga rruga, duke mundësuar kështu qarkullimin e lirë të automjeteve.

Kjo barrikadë gjatë tërë ditës së sotme ka qëndruar në lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të Mitrovicës.

Aksioni policor më 13 tetor është zhvilluar në rajonin e Prishtinës, Pejës, Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.

Siç bën të ditur policia, në këtë aksion janë sekuestruar mallra të kontrabanduara në vlerë prej qindra mijëra euro.

Sipas tyre sekuestrimi do të shërbejë si prova materiale, të cilat kanë qenë të vendosura në lokacione të ndryshme, lokale afariste, magazina.

Nga ky aksion janë arrestuar dhe ndaluar tetë persona.

Ndërkaq janë shpallur në kërkim edhe dhjetë të tjerë, të cilët dyshohen se janë të përfshirë në kontrabandë me mallra.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *