Hën. Pri 29th, 2024

Xhelal Sveçla tregon me kënd ishte i koordinuar aksioni në Veri: Shumica e të arrestuarve janë shqiptarë

By Rtv Arbëria Tet 13, 2021

Përmes një postimi në facebook, Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka dhënë edhe më shumë detaje për aksionin e sotëm në Veri të Kosovës.

“Operacioni i sotëm nuk i është drejtuar asnjë nacionaliteti apo komuniteti që jeton në Kosovë. Ai i është drejtuar kriminelëve që janë identifikuar si kontrabandues të mallrave ilegale në territorin e Republikës sonë. Kriminelët nuk ndahen në grupe etnike. Ata ndahen sipas veprave kriminale. Përkatësia etnike nuk i bën as cak, e as imun. Kjo dëshmohet edhe nga fakti se prokurorja që ka zhvilluar hetimet paraprake në komunën veriore të Mitrovicës është serbe. Gjykatësi i procedurës paraprake është serb. Pjesëtarët e njësisë së reagimit të shpejtë në atë rajon janë shumica absolute serbë. Shumica e të arrestuarëve janë shqiptarë. Shumica e të kërkuarëve janë shqiptarë”, ka shkruar Sveçla, përcjellë “Bota sot”.

Sipas tij, aksioni në veri ka qenë i koordinuar me bashkëpunëtorët e shtetit të Kosovës.

“Asgjë nuk mund të shërbejë si mburojë e veprimeve kriminale dhe askush nuk mund të jetë mbi ligjin. Aksioni i sotëm, përveçse i përgatitur mirë dhe i koordinuar me bashkëpunëtorët tonë, ka qenë në shërbim të misionit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për tu kujdesur për sundim të ligjit dhe sigurinë publike në tërë territorin e Republikës sonë. Për këtë jemi dhe mbetemi të përkushtuar”, ka shkruar më tej Ministri Sveçla.

“Zyrtarëve të lënduar policorë nga aksioni i sotëm, u uroj shërim dhe kthim sa më të shpejtë në detyrë. Kurse bashkëqytetarëve tonë në komunën veriore të Mitrovicës i bëj thirrje që mos të ndjehen të rrezikuar apo kërcënuar. Vendosja e rendin dhe ligjit është në të mirë të të qytetarëve të Kosovës, pa dallim”, shkruan Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *