Mër. Maj 8th, 2024

Lutfi Haziri flet për propozimin franko-gjerman dhe domosdoshmërinë që vendi të shkoj në zgjedhje të parakohshme

By Rtv Arbëria Nën 3, 2022

Propozimi i njohur në publik si franko-gjerman e riformaton dialogun dhe i jep një dimension dhe momentum të ri këtij procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, kështu është shprehur, nënkryetari i parë i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Haziri në një prononcim për Indeksonline ka kritikuar qeverinë për jo transparencë në këtë proces, poashtu ai ka thënë se vendi do të shkoj domosdoshmërisht në një periudhë jo të largët në zgjedhje, pasi marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë, sipas tij, ka peshë të madhe dhe implikon proces të ri zgjedhor.

“Se çfarë qëndrimi do të ketë qeveria jonë nuk është bërë e ditur, kryeministri nuk na ka taku neve as s’ka dhënë shpjegime, përkundër paralajmërimit të zëvendësit të tij që në samitin e Ballkanit Perëndimor, Kurti do t’i shpalos idetë e tij. Edhe pse nuk është formati, por prezenca e Serbisë dhe Kosovës jep mundësi ndoshta më shumë më shpjegu”

“Natyrshëm një proces i tillë një afat që u përmend 10 mujash nga përfaqësuesi amerikan do të krijonte një rrethanë të re në Kosovë, një marrëveshje e tillë ka peshë të madhe do të implikonte situatë paszgjedhore, një periudhë të shkurtë kohorë, vendi domosdosmohshërit duhet shkoj në zgjedhje, sepse impakti i një marrëveshje të tillë do të jetë jashtëzakonisht i madh”, ka thënë Haziri.

Më tutje, zyrtari i lartë i LDK-së ka thënë se deri më tani nuk ka asnjë lëvizje serioze qe ekzekutivi po e shtyn përpara procesin e dialogut, megjithatë ka thënë se nga sot e tutje do të shihet se sa me seriozitet do ta trajtojnë kërkesën e Escobarit dhe partnerëve ndërkombëtar që dialogu të vazhdoj në parimin e dokumenteve të propozuara e të njohura si franko-gjerman.

Krerët e shtetit, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti nuk kanë dhënë detaje për propozimin franko-gjerman.

Më së shumti detaje deri tash ka zbuluar, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se marrëveshjen e ka analizuar në tërësi në takim me kryeministrin Kurti.

Ish-kryeministri është shprehur optimist se deri në fund të vitit mund të nënshkruhet marrëveshja mes dy vendeve.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *