Die. Tet 6th, 2024

Marrëveshje me 39 organizata, 1.7 milionë euro për 34 mijë pako ushqimore

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se kanë nënshkruar marrëveshje me 39 organizata që bëjë shpërndarje të ndihmave humanitare për t’i mbështetur familjet në nevojë.

Ai ka njoftuar se në kuadër të kësaj mase pritet që të shpërndahen 34 mijë pako ushqimore në vlerë prej 1.7 milionë euro.

“Në kuadër të masave që kemi pasur për të mbështetur familjet dhe ata që po kalojnë në kohë të vështira ku kemi rritje të çmimeve, sot gjatë ditës kemi nënshkruar marrëveshjen me 39 organizata apo shoqata që kryesisht si veprimtari kanë edhe shpërndarjen e pakove ushqimore. Në kuadër të kësaj ka qenë masa 3.4 për të cilën kemi bërë shpalljen dhe janë kualifikuar këto organizata, ku gjithsej pritet që të shpërndahen 34 mijë pako ushqimore në vlerë 1.7 milionë euro”, ka thënë ai sot në një konferencë për media.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *