Mar. Pri 30th, 2024

MASHT tregon se kur do nis pushimi dimëror për nxënësit

By Rtv Arbëria Dhj 12, 2021

Pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës nuk do të nisë në fund të dhjetorit siç ishte paraparë fillimisht.

Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Arsimit, Besa Bytyçi, pushimi dimëror do të fillojë më 10 janar të vitit të ardhshëm.

Pushimi dimëror është shtyrë për shkak se në institucionet arsimore në vend janë duke u kompensuar orët e humbura si pasojë e pandemisë COVID-19.

Kështu, pushimi dimëror do të fillojë më 10 janar e do të zgjasë deri më 31 janar 2022.

Më poshtë mund të njoftoheni për oraret e orëve mësimore të cilat do të zëvendësohen:

– Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (ditë të pushimit dimëror);

– Në muajin janar, 2022 zëvëndësimi të bëhet me datat: 15.01.2022 dhe 29.01.2022;

– Në muajin shkurt, 2022 me datat: 12.02.2022 dhe 26.02.2022.

– Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvëndësimi të bëhet me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.

Për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, zëvëndësmimi bëhet me datat: 06.06.2022, 07.06.2022, 08.06.2022, 09.06.2022, 10.06.2022.

Për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parafillor, zëvëndësimi do të bëhet me datat: 20.06.2022, 21.06.2022, 22.06.2022, 23.06.2022 dhe 24.06.2022.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *