Enj. Dhj 5th, 2024

Ministrja Haxhiu priti në takim delegacionin e Bashkimit Evropian

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, shoqëruar nga zv. Ministrja Nita Shala, Këshilltari i Lartë dhe Shefi i Kabinetit Genc Nimoni, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e lartë të BE-së të kryesuar nga Vassilis Maragos, Plamena Halacheva, Jarmo Feliks Helppingas dhe zyrtarë të tjerë.

Fillimisht Maragos ia dorëzoi ministres Haxhiu Raportin e Progresit ndërkohë që kanë diskutuar për proceset e rëndësishme, përfshirë sundimin e ligjit, reformën në drejtësi dhe procese tjera që kanë të bëjnë me liberalizimin e vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës dhe bashkëpunimin në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ministrja Haxhiu e ka njoftuarMaragos me nismat të cilat i ka iniciuar Ministria e Drejtësisë dhe ato që po ndërmerr në konsolidimin e sistemit të drejtësisë me qëllim të fuqizimit të shtetit të së drejtës. Theks të veçantë, Haxhiu i ka kushtuar procesit të vettingut i cili mbetet një nga prioritetet kryesore të kësaj Ministrie.

Haxhiu gjatë takimit gjithashtu ka vlerësuar bashkëpunimin me partnerët e Bashkimit Evropian duke theksuar nevojën e bashkëpunimit më të ngushtë dhe mbështetjes profesionale të reformës në drejtësi.

Nga ana e tij Maragos shprehu kënaqësinë për takimin e sotëm duke mirëpritur përkushtimin e qeverise per avancimin e agjendës per reforma ne sundimin e ligjit ne Kosove ne pajtim me standardet Evropiane. Tutje Maragos siguroi Ministren e Drejtësisë se mbështetja e Bashkimit Evropian në fushën e drejtësisë do të vazhdojë për qëllim të arritjes së synimeve të përbashkëta në zhvillimin e një sistemi te drejtësisë funksional, profesional dhe llogaridhënës ne shërbim te qytetareve te Kosovës.

Në takim është diskutuar edhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, me ç’rast ndër të tjera, të pranishmit në takim u dakorduan për një bashkëpunim me të ngushtë në arritjen e qëllimeve të përbashkëta sa i përket objektivave të Sundimit të Ligjit, liberalizimit te vizave dhe për të rritur besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *