Hën. Pri 29th, 2024

Ndërpritet greva në Podujevë, flasin nga Komuna!

By Rtv Arbëria Sht 15, 2022

Ndonëse Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës u ka bërë thirrje të mos ndërpritet greva, pasi nuk ka akoma marrëveshje, mësimi në disa shkolla të Podujevës ka nisur.

Drejtori i Arsimit në komunën e Podujevës, Avni Fetahun është deklaruar rreth këtij rasti.

“Po, shkollat fillore janë duke punuar me një numër të vogël të mësuesve deri në dy apo tre si dhe me nga 30 apo 40 nxënës. Kurse arsimtarët nga klasa e gjashtë deri në të nëntën kanë një hezitim në lëndë të caktuara”, u shpreh ai për IndeksOnline.

‘’Vullneti i prindërve ka qene I madh, kështu që ne i kemi adresu kërkesat e prindërve tek mësimdhënësit. Komuna nuk ka pas asnjë ndikim për të ndërprerë grevën, sikur të kishte ndiku komuna ashtu shumë kishin fillu mësimin të gjitha shkollat dhe jo pjesërisht’’ u deklarua Fetahu. /Io

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *