Mar. Tet 8th, 2024

NGA E HENA 15.08 2022 REDUKTIME TE ENGJERGJISE ELEKTRIKE 6 ORË ME RRYMË DHE 2 ORË PA RRYMË

KOSTT kërkoi nga KEDS të fillojë kufizimet e energjisë elektrike nga nesër në mëngjes
KEDS njofton që ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispecerike e Kosovës, pjesë e KOSTT, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës. Këto kufizime, në bazë të planit të dërguar do të jenë deri në 2 orë për të gjithë konsumtorët. Pra, konsumatorët gjatë ditës së hënë do të kenë nga 6 orë energji elektrike dhe 2 orë kufizime.
Prej nesrit, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor.
Kjo, pasi KEDS dhe KESCO nuk kanë mundësi financiare më që të nominojmë energji jashtë asaj që prodhohet nga gjeneratorët vendorë. Deri tek kjo situatë ka ardhur për shkak të cmimeve enorme që ekzistojnë në tregjet ndërkombëtare dhe mosmbulimit të kostos së sistemit. Kjo ka sjellë situatë të rëndë financiare edhe për KOSTT-in, të cilën ENTSO nuk e lejon më të bëjë devijime. Kjo bën që secila kërkesë mbi prodhimin vendor të kufizohet në pamundësi të mbulimit nga importi.
Energjia elektrike e blerë deri sot ka shkaktuar humbje enorme si për KEDS-in, ashtu edhe për KESCO-n. Të dy kompanitë vitin e fundit e kanë mbyllur vitin me humbje të mëdha financiare, njëra 27.8 milionë euro, e tjetra 18.5 milionë euro, në një total që shkon në mbi 46 milionë euro humbje.
Gjatë shqyrtimit të jashtëzakonshëm tarifor, rregullatori kishte marrë parasysh subvencionin e qeverisë prej 100 milionë eurosh. Asnjë cent nga ajo shumë nuk është shpërndarë tek furnizuesi. Kjo, e ka rënduar gjendjen edhe më tepër. Sot, disa muaj pas, të gjitha mundësitë financiare janë shterruar. Dy kompanitë, pra KEDS dhe KESCO nuk mund të bartin më të vetme barrën e krizës botërore energjetike dhe pasojat e saj në Kosovë. Kërkohet me urgjencë edhe veprimi i aktërëve tjerë në mënyrë që së bashku ta përballojmë këtë krizë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *