Hën. Dhj 9th, 2024

NGJARJE DITE, E HENE, 12.04.2021

Xhelal Sveçla takohet me Philip Kosnett, diskutojnë për nevojën e reformave në Policinë e Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla priti në takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett.
Me këtë rast, Ambasadori Kosnett e uroi ministrin Sveçla për postin e Ministrit të Punëve të Brendshme dhe shprehi përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin në adresimin e prioriteteve të MPB-së.
Ministri Sveçla falënderoi Ambasadorin Kosnett për mbështetjen e vazhdueshme dhe vuri në dukje se SHBA-të janë partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës. Ai theksoi se është i përkushtuar që gjatë mandatit të punojë ngushtë me qëllim të forcimit të kapaciteteve të sundimit të ligjit në Kosovë, sidomos të agjencive të MPB-së për ofrimin e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim.
Në këtë takim është biseduar edhe për situatën aktuale me pandeminë dhe rëndësinë e sundimit të ligjit, si dhe nevojën për reforma në Policinë e Kosovës dhe administratën publike, të cilat kanë impakt të drejtpërdrejtë edhe në sigurinë e vendit.

Përzgjidhet dhe vendoset fotografia zyrtare e Presidentes Osmani

Në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.
Kështu ka njoftuar zyra e Presidences e cila ka treguar detaje se si është përzgjedhur ajo, shkruan gazeta “Bota sot”.
Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.
Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës..

Haradinaj kujton Dëshmorët e Brigadës 133 Adrian Krasniqi

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujtoi Dëshmorët e Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’ të zonës Operative të Dukagjinit.
Haradinaj tha se kjo Brigadë që nga themelimi i saj ishte krahë i fortë i luftës për liri.
Ai tha se me betejat e tyre Brigada 133 nderuan emrin e heroit Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë shqiptarët.
Haradinaj po ashtu tha se betejat e Prillit ishte koha kur luftëtarët e Brigadës 133, me heroizmin e tyre i bënë të ditur armikut se pranvera e ardhshme do e gjejë Kosovën në liri.
‘Brigada 133 “Adrian Krasniqi” e Zonës Operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj, ishte krah i fortë i luftës për liri. Me betejat e tyre, ata nderuan emrin e heroit Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë shqiptarët. Kujtojmë sot betejat e Prillit, kur luftëtarët e Brigadës 133, me heroizmin e tyre, i treguan armikut se pranvera e ardhshme do ta gjejë Kosovën në liri’.
‘Liria erdhi disa muaj më pas, e ne përulemi para sakrificës së të rënëve, sakrificë e cila na motivon për të punuar për Kosovën e fortë e të mirëqenë, siç e ëndërruan ata’.
Po ashtu Haradinaj ka vlerësuar lartë aktin e pajtimit të dy familjeve në hasmëri, Hakaj dhe Lipaj, që zgjodhën pikërisht Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 133 të Zonës Operative të Dukagjinit, për të ndërprerë hasmëritë mes tyre.
‘Në këtë ditë të shënuar, përshëndes veprimin që në emër të gjakut të Dëshmorëve, u pajtuan dy familje, Hakaj dhe Lipaj. Le të shërbejë shembulli i tyre për të gjithë, si shembull atdhedashurie dhe respekti për ata që u sakrifikuan në themelet e lirisë së Atdheut’, shkroi Haradinaj.
Postimi i plotë:
Brigada 133 “Adrian Krasniqi” e Zonës Operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj, ishte krah i fortë i luftës për liri. Me betejat e tyre, ata nderuan emrin e heroit Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë shqiptarët.
Kujtojmë sot betejat e Prillit, kur luftëtarët e Brigadës 133, me heroizmin e tyre, i treguan armikut se pranvera e ardhshme do ta gjejë Kosovën në liri.
Liria erdhi disa muaj më pas, e ne përulemi para sakrificës së të rënëve, sakrificë e cila na motivon për të punuar për Kosovën e fortë e të mirëqenë, siç e ëndërruan ata.
Në këtë ditë të shënuar, përshëndes veprimin që në emër të gjakut të Dëshmorëve, u pajtuan dy familje, Hakaj dhe Lipaj. Le të shërbejë shembulli i tyre për të gjithë, si shembull atdhedashurie dhe respekti për ata që u sakrifikuan në themelet e lirisë së Atdheut.
Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!
RH….

8 të vdekur vdekur nga Covid-19, 345 raste të reja dhe 518 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
518 TË SHËRUAR DHE 345 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.208 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 345 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 3 raste (76, 70, 49 vjeç), Kamenicë 1 rast (59 vjeç), Lipjan 1 rast (64 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prishtinë 1 rast (68 vjeç), Skenderaj 1 rast (80 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 98.341 raste nga 478.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.996 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 518 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 82.582 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.763.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 113 raste, Gjakovë 45 raste, Gjilan 37 raste, Mitrovicë 30 raste, Ferizaj 18 raste, Fushë-Kosovë 18 raste, Podujevë 16 raste, Vushtrri 13 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste, Lipjan 7 raste, Skenderaj 6 raste, Dragash 4 raste, Kamenicë 4 raste, Deçan 3 raste, Obiliq 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Kaçanik, Klinë, Malishevë dhe Shtime.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!!!

Arrestohet një i dyshuar dhe një 19 vjeçare e dënuar për dy raste të ndara të vjedhjeve të rënda

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë në Fushë-Kosovë dy persona të dyshuar se kanë kryer vjedhje të rënda. Ndërkohë që në shtëpitë e tyre janë gjetur gjësendet që lidhen me rastin, ndërkohë që ka hasur edhe një femër 19 vjeçare të kërkuar nga Policia.

Moti
Gjatë dites se marte parashikohet mot pjeserisht me diell , ne mbremje parashihe te reshura te shiut temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 14 gradë celcius. Ndersa ne Tirane poashtu parashihet mot pjeserisht me diell e ne mbremje me shi, temperaturat do te levizin nga 11 deri në 18 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 98341,Të shëruar: 82582 ,të vdekur: 1996

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *