Die. Maj 5th, 2024

NGJARJE DITE, E MARTE 30.03.2021

By Rtv Arbëria Mar 30, 2021

Abdixhiku: LDK do të marrë pjesë në votim për presidentin, deputetët të kapërcejnë çfarëdo hidhërimi

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku theksoi sot se pas një diskutimi të hapur kanë marrë vendim që partia që ai drejton do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit, siç tha ai pa paragjykuar votimin e deputetëve.
Kryetari Abdixhiku pas takimit me grupin parlamentar të partisë së tij theksoi se ky është vendimi i Kryesisë së partisë dhe këtë vendim ua komunikuar deputetëve.
Abdixhiku: LDK do të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit
“Pas një diskutimi të hapur, shterës me argumente e gjithëpërfshirës, të gjithë bashkërisht kemi marrë vendim që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të bëjë obstruksione në zgjedhjen e presidentit të vendit, që LDK si gjithherë do të ushtrojë detyrimin e saj kushtetues dhe të marrë pjesë në votim për presidentin e vendit, pa paragjykuar votimin e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Ky pra është vendim i Kryesisë i votuar me shumicë absolute të anëtarëve të saj. Këtë vendim ua kam komunikuar sot deputetëve të LDK-së. Pres që secili deputet të respektojë vullnetin kolektiv të shumicës , që secili deputet të mos pengoj kursin e ri të LDK-së. pres nga secili deputet të sillen si institucionalisht dhe të kapërcejnë vetën dhe çfarëdo hidhërimi që mund të kenë”, thekson Abdixhiku..

Mësohet arsyeja, ja pse Albin Kurti e ndërroi vendbanimin

Kryeministri Albin Kurti e ka ndërruar vendbanimin. Raportohet se është shpërngulur në një shtëpi në lagjen ‘Taslixhe’ në Prishtinë, pronar i së cilës është Blerim Zagragja
E vendimi për ndërrim të vendbanimit e zgjerimi i tij pas marrjes së pozitës së kryeministrit, u komentua e kritikua nga oponentët politik e nga partia u tha se u bë për arsyeje sigurie.
Media me burime të tij raporton se Kryeministri Kurti, vendimin për të ndërruar vendbanim nuk është se e bëri me vetëdëshirë.
Kjo pasi ai me të kuptuar se mund të jetë kryeministër i vendit, ishte sugjeruar nga Policia e Kosovës që të ndërroi lokacion, shkaku i sigurisë.
“Kurti nga marrja e rekomandimeve nga personeli i PK-së dhe bazuar në protokollin e sigurisë është vendosur në një hapësirë të re të banimit më shumë se 2 muaj”.
Njohësi i çështjeve të sigurisë në vend, Drizan Shala, tha për këtë medium se në rastin e Kurtit është respektuar protokolli i sigurisë.
Sipas tij, sigurimi i një personaliteti në banim kolektiv është tejet i vështirë….

Prokuroria jep detaje lidhur me arrestimin e zyrtarëve të Telekomit

Katër persona janë arrestuar paraditen e së martës me dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Telekomin e Kosovës.
E për këtë aksion ka njoftuar edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë e cila përmes një komunikate për media sqaron se në koordinim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK) pas zhvillimit të hetimeve disa mujore dhe si rezultat i provave materiale dhe dëshmive relevante, sot më 30.03.2021, ka realizuar një aksion, i cili është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe ka përfunduar me arrestimin e personave me inicialet: T.M., A.O., K.M., dhe D.Ć.
“Personat me inicialet T.M., dhe A.O., dyshohen se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, nga neni 414 të KPRK-së, ‘Përvetësimi në detyrë’, nga neni 418 të KPRK-së dhe ‘Falsifikimi i dokumentit zyrtar’, nga neni 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, personat me inicialet K.M., dhe D. Ć., dyshohen se të njëjtit kanë kryer veprat penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’, nga neni 390 të KPRK-së dhe ‘Mashtrimi’, nga neni 323 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Sipas njoftimit dy nga personat e arrestuar dyshohet se veprat i kanë kryer në cilësi të personave zyrtar në Telekomin e Kosovës, të cilët dyshohen se gjatë zbatimit të kontratës të lidhur në mes Telekomit të Kosovës dhe operatorit ekonomik kontrata në vlerën 327,514 €, kanë keqpërdorur për përfitime personale këtë kontratë, duke i shkaktuar dëm Telekomit të Kosovës në shumën prej treqind e njëzet e shtatë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë (327,514 ) euro. Ndërsa dy të dyshuarit tjerë duke vepruar në bashkëkryerje dyshohet se kanë përpiluar dhe vulosur dokumentacion të falsifikuar me përmbajtjeje të rreme, në emër të personave të tjerë.
Të dyshuarit, me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, ndodhen nën masën e ndalimit prej 48 orësh.

14 të vdekur vdekur nga Covid-19, 752 raste të reja dhe 665 të shëruar

Njoftimi plotë nga IKSHPK!
665 TË SHËRUAR DHE 752 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.892 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 752 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (83, 73, 72, 68, 57 vjeç), Gjakovë 2 raste (73, 72 vjeç), Ferizaj 1 rast (81 vjeç), Gjilan 1 rast (67 vjeç), Mitrovicë 1 rast (69 vjeç), Pejë 1 rast (77 vjeç), Prizren 1 rast (58 vjeç), Shtime 1 rast (57 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (66 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 89.507 raste nga 422.380 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.858 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 665 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 73.983 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.666.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 341 raste, Ferizaj 53 raste, Kamenicë 38 raste, Gjilan 36 raste, Prizren 33 raste, Vushtrri 31 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Pejë 21 raste, Gjakovë 18 raste, Obiliq 17 raste, Kaçanik 16 raste, Istog 15 raste, Klinë 14 raste, Viti 14 raste, Podujevë 13 raste, Suharekë 13 raste, Graçanicë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Drenas 8 raste, Deçan 7 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 3 raste, Lipjan 3 raste, Rahovec 3 raste, Shtime 3 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash dhe Junik.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

Kurti: Kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID ka sjellë shpresë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kontingjenti i parë i vaksinave anti-COVID, sado i vogël, ka sjellë shpresë në Kosovë.
Kurti e ka thënë këtë gjatë takimit me ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovës, Carin Lobbezoo.
“Ambasadorja Lobbezoo e uroi kryeministrin Kurti për përqindjen e lartë të fitores në zgjedhje dhe për marrjen e detyrës. Ajo e përgëzoi edhe për shembullin inkurajues që u ka dhënë qytetarëve me marrjen e vaksinës kundër Covid-19. Kryeministri Kurti tha se sado që në sasi të vogël kontingjenti i parë i vaksinave ka sjellë shpresë në Kosovë”, thuhet nga Kryeministria.
“Kryeministri Kurti dhe ambasadorja Lobbezoo biseduan edhe për gjendjen e agrokulturës në Kosovë dhe që të dy u pajtuan se duhet një qasje e re ndaj prodhimit vendor dhe stimulimit të prodhuesve. Kryeministri Kurti tha se duhet bashkëpunim më i ngushtë i institucioneve të larta arsimore me fermerët në mënyrë që të rritet produktiviteti”.
Ambasadorja Lobbezoo e njoftoi Kurtin projektet që Qeveria e Holandës është duke i implementuar në Kosovë në fushën e blegtorisë dhe prodhimit të qumështit.
Të dielën ka ardhur kontingjenti i parë prej 24 mijë vaksinave të AstraZenecas nëpërmjet mekanizmit COVAX..

Nga e hëna nxënësit në Kosovë në pushim njëjavor

Të gjitha institucionet arsimore parauniversitare nga e hëna do të kenë pushim njëjavor.
Ky vendim u mor sot në takimin e dytë që u zhvillua për Task-Forcën, ku ishin të pranishëm ministrja Arsimit dhe Shkencës Arbërie Nagavci, përfaqësues të DKA-ve, SBASHK-ut, Këshillit të Prindërve, IKSHPK-së dhe drejtorë të shkollave.
Kështu ka bërë të ditur për IndeksOnline, përfaqësuesi i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës Ymer Ymeri.
“ Me rekomandimin e përfaqësuesve të IKSHPK-së, u vendos që gjatë javës së ardhshme nxënësit të kenë pushim, ata kanë humbur 9 ditë mësimi ku dy i kanë zëvëndësuar, meqenëse pushimi pranveror sipas kalendarit ka qenë e paraparë në këtë javë, kurse për 7 ditët e humbura të mësimit pritet të vendoset se kur do të zëvendësohen, SBASHK-u ka propozuar që të mbahet mësimi edhe të shtunave”, tha ai.
Ymeri tha se nesër pritet të merret vendimi nga MASHT për zëvendësimin e orëve të humbura.
Ymeri tha se gjatë javës së ardhshme do të punohet në dezinfektimin e objekteve shkollore.
Ai shtoi se pas pushimit mësimi do të vazhdojë me prezencë fizike në shkolla dhe jo online..

Moti
Gjatë dites se merkure parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga 3 deri në 15 gradë celcius Ndersa Ne Tirane mot me diell , temperaturat do te levizin nga 6 deri në 22 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 89507 , Të shëruar: 73983 ,të vdekur: 1858

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *