Die. Pri 28th, 2024

NGJARJE DITE E PREMTE , 05.03.2021

By Rtv Arbëria Mar 5, 2021

Epopeja e UÇK-së, përkujtohet 23-vjetori i sakrificës së familjes Jashari

Nisin sot në Kosovë ceremonitë përkujtimore të epopesë së UÇK-së që përkojnë me luftën dhe sakrificën e familjes Jashari.
Më datën 5 mars të vitit 1998, forca serbe me mjete të blinduara, sulmuan shtëpitë e Jasharajve në Prekaz.
Komandanti Legjendare Adem Jashari dhe e gjithë familja e tij, luftuan gjatë përgjatë 3 ditëve, 5, 6 dhe7 marsit, për të rënë heroikisht në altarin e lirisë.
Nga luftimet të ashpra që u zhvilluan tri ditë radhazi me forcat policore dhe ushtarake serbe, së bashku me komandantin e UÇK-së Adem Jashari, nga familja e tij u vranë 20 anëtarë, në mesin e tyre 10 fëmijë.
Ngjarjet e 5,6 dhe 7 marsit shënojnë kthesën e madhe historike për mbylljen e një kapitulli të vjetër për Kosovën dhe fillimin e një epoke të re, ndërgjegjësimin e komunitetit ndërkombëtare, e bashkimin e shqiptareve për t’i dhënë fund regjimit serb në Kosovë.
Sot, i falemi gjakut të dëshmorëve dhe të rënëve për liri, sakrifica dhe flijimi i të cilëve na e bëri të mundur të gëzonim lirinë për këto 21 vite.
Për tre ditë me radhë janë planifikuar aktivitete të shumta për të përkujtuar luftën e Jasharajve, të UÇK dhe gjakun e derdhur për liri.
E ndërsa në Këto tre dite qindra mijëra qytetarë, e politikanë të lartë të Kosovës dhe trevave shqiptare do t’i drejtohen Prekazit, kulla simbol e atyre luftimeve shfaqet në gjendje të rrënuar dhe rrezikon shembjen..

Ambasadori amerikan pas arrestimit të 8 policëve: Falënderime për qytetarët e guximshëm

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka reaguar pas arrestimit të tetë policëve nga ana e inspektoriatit policor.
Kosnett ka shkruar se është impresionuar që pas raportimit të qytetarëve institucionet kanë reaguar.
“Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin. Sot duke falenderuar qytetarët e guximshëm, Inspektorati policor ka arrestuar tetë zyrtarë policorë. Kjo pasoi një hetim bashkëpunues një vjeçar nga Inspektorati Policor, Policia e Kosovës dhe Prokuroria.
Është inkurajuese të shohësh institucionet që reagojnë pas raportimeve të qytetarëve dhe duke vepruar në raportin e një qytetari dhe duke i mbajtur zyrtarët përgjegjës. Nëse sheh diçka, thuaj diçka”, ka shkruar Kosnett…

7 të vdekur vdekur nga Covid, 564 raste të reja dhe 370 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
380 TË SHËRUAR DHE 564 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.192 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 564 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (66 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (79 vjeç), Gjakovë 1 rast (86 vjeç), Obiliq 1 rast (63 vjeç), Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (71 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 71.908 raste nga 322.530 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.634 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 380 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.394 raste, kurse numri i rasteve aktive është 8.880.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 228 raste, Prizren 37 raste, Gjakovë 36 raste, Mitrovicë 33 raste, Vushtrri 30 raste, Gjilan 29 raste, Kamenicë 23 raste, Fushë-Kosovë 21 raste, Lipjan 14 raste, Pejë 13 raste, Rahovec 11 raste, Viti 11 raste, Podujevë 10 raste, Suharekë 10 raste, Ferizaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Klinë 6 raste, Skenderaj 6 raste, Kaçanik 5 raste, Deçan 4 raste, Dragash 4 raste, Istog 4 raste, Shtime 4 raste, Graçanicë 3 raste, Malishevë 3 raste dhe me nga një rast komunat Novobërdë dhe Shtërpcë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!!

“Katastrofë”, reagimi i ashpër i Arianit Kocit pas arrestimit të zyrtarëve policor

Avokati Arianit Koci ka raguar pas arrestimeve të zyrtarëve policior që po ndodhin në Kosovë.
Ai thotë se numri i madh i arrestimeve është alarm për shoqërinë tonë.
Sipas tij, sllogani që e përdorim të gjithë me kënaqësi për Policinë nuk po del i saktë.
Ai shton se, është pozitive që këto raste për vepra penale nuk po heshtën nga policët e ndershëm.

Reagimi i plotë:
Arrestimi i një numri i madh i zyrtarëve policor të cilët janë përshirë në vepra penale, është alarm për shoqërinë tanë.
Katastrofë!
“E kemi policinë më të mirë në regjion” – sllogani që e përdorim me kënqësi, nuk po del shumë i saktë.
Në anën tjetër, është shume pozitive qe këto raste nuk po heshtën – nga ana e vet policëve të ndershëm, e që janë shumicë, dhe po veprohet me forcën e ligjit kundër të korruptuarve.
Në ato vende ku organizatat policore kanë nivel të lartë të korrupsionit dhe mungesë të kontrollit demokratik, edhe qytetarët e kanë të vështirë të bashkëpunojnë me policinë, për shkak të frikës se mund të përballen me pasoja, me dhunë, me keqtrajtime apo kërcënime nga vetë policia.
Prandaj është e domosdoshme që të ndërmerren masa për parandalim sa më të hershem të sjelljeve joetike dhe korruptive të zyrtarëve policor.
Në fund të fundit shërbimet cilësore të policisë janë tregues i nivelit të lirisë dhe demokracisë në një vend..

Komunitetet joserbe: Nëse ankesa për Listën Srpska shkon në Kushtetuese, prapë mund të rrëzohet qeveria

Ish-deputetët e komunitetit rom, egjiptas dhe boshnjak, Albert Kinolli, Veton Berisha dhe Duda Balje të cilët nuk arritën të fitojnë ulëse në Kuvend thanë për Gazetën Express se të drejtën e ankimimit do ta vazhdojnë deri në Gjykatë Kushtetuese. Sipas Veton Berishës nga komuniteti egjiptian, nëse ankesa e tyre shkon deri në Kushtetuese atëherë janë të bindur që rastin do ta fitojnë por që do të ketë mundësi që sërish të rrëzohet qeveria shkaku i deputetëve jolegjitimë.
Komunitetet joshumicë sot kanë dorëzuar ankesë në PZAP lidhur me votat, sipas tyre, të orkestruara nga Lista Serbe për partitë boshnjake dhe rome.
Përfaqësuesit politikë të komunitetit boshnjak, rom, ashkali dhe egjiptas pretendojnë se partia boshnjake “Komuniteti i Bashkuar Adrijana Hoxhiq” dhe “Iniciativa Rome” kanë siguruar vota në zgjedhjet e 14 shkurtit, me ndihmën e Listës Serbe.

..

Hoti: Vendi gjendet para një vale të re të shpërthimit të COVID-19, respektoni masat.

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar që të respektohet masat anti-Covid që aktualisht janë në fuqi, meqenëse vendi gjendet para një jave të re të shpërthimit të COVID-19,
Një kërkesë të tillë Hoti e ka bërë gjatë një takimi me Ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Armend Zemajn, drejtorin e IKSHP’së, Naser Ramadanin dhe drejtorin e SHSKUK’së, Valbon Krasniqin..
….

Moti
Të shtunen parashikohet mot i vranet dhe me mundesi per te reshura te shiut, temperaturat do të lëvizin nga minus 6 deri në 5 gradë celcius . Mot me vranesira dhe mundesi per te reshura te shiut parashihet edhe në Tiranë,me temperatura nga 4 deri në 19 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 71908 , Të shëruar: 61394 ,të vdekur:1634
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *