Hën. Tet 7th, 2024

NGJARJE DITE, E SHTUNË, 06.03.2021

Phillips arsyeton skenarin e Kurtit për bashkimin kombëtar dhe jep një paralajmërim për Serbinë

Kreu i Institutit të Universitetit Columbia për të Drejtat e Njeriut në New York, ka thënë se aspiratat për “Shqipërinë natyrore” janë normale dhe do të mbesin të forta. Sipas tij, shqiptarët janë ndarë padrejtësisht në shtete të ndryshme, pas luftërave ballkanike.
“Shqiptarët iu nënshtruan padrejtësisë historike kur u ndanë në shtete të ndryshme pas luftërave Ballkanike. Aspiratat për “Shqipërinë natyrore” janë normale dhe do të mbesin të forta. Shqiptarët si komunitet kanë një nevojë të fortë për të bashkëpunuar në fushat e tregtisë, mjedisit, kulturës dhe arsimit”, ka thënë Phillips në një intervistë për mediat serbe.
Ai ka theksuar se mundësitë për bashkëpunimin ndërkufitar mund të zvogëlojnë mundësinë për konflikt.
“Hapja e mundësive për bashkëpunim ndërkufitar mund të lehtësojë situatën e përgjithshme, të zvogëlojë irredentizmin dhe të zvogëlojë potencialin për konflikt”, ka thënë më tej eksperti amerikan.
Phillips ka folur edhe për ndikimin e administratës së re amerikane në Ballkan. Ai ka thënë se Administrata e Bidenit do të fshijë dashurinë e ish-presidentit Donald Trump për Serbinë dhe do të krijojë kushte më të barabarta në raport me Kosovën.
“Administrata e Bidenit do të fshijë dashurinë e Trumpit për Serbinë dhe do të krijojë kushte shumë më të barabarta. Kjo tregon rëndësinë e udhëheqjes amerikane në forcimin e bashkëpunimit transatlantik që synon stabilizimin e Ballkanit, me qëllim vendosjen e paqes dhe mundësimin e progresit”, është shprehur më tej ai…

Albulena Haxhiu tregon se kur do të formohet Qeveria Kurti 2, flet dhe për emrat e ministrave

Qeveria Kurti 2 pritet që të betohet para deputetëve të Kuvendit të Kosovës deri në fund të këtij muaji. Lëvizja Vetëvendosje, që e vetme siguroi 58 mandate, ka nisur komunikimet me subjektet e komuniteteve pakicë joserbe për të siguruar 61 votat e nevojshme, ndonëse dy deputetë tashmë kanë shprehur publikisht gatishmërinë për të votuar qeverinë e re.
Anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu në një intervistë, beson se presidentja në detyrë Vjosa Osmani nuk do të humbasë kohë dhe do të thërrasë seancën e parë të legjislaturës së tetë e gjithashtu do të caktojë mandatarin për formimin e Qeverisë, pas propozimit të LVV-së, që në këtë rast do të jetë Albin Kurti.
Haxhiu tha se situata me pandeminë por edhe zgjedhja e presidentit janë arsye që institucionet të formohen sa më shpejtë.
Haxhiu: Deri në fund të marsit do ta kemi Qeverinë Kurti 2
“Unë nuk besoj që do i konsumoj të gjitha këto 30 ditë (afate ligjore), besoj që presidentja apo ushtruesja e detyrës, Vjosa Osmani do e thërras seancën më shpejt duke pasur parasysh rëndësinë për t’u krijuar institucionet legjitime që kanë dal nga votat e qytetarëve, e pastaj që padyshim besoj që aty afër do formohet edhe qeveria e re që është shumë e rëndësishme edhe për shkak të pandemisë që po përballemi por jo vetëm. Unë besoj që nëse gjithçka shkon kështu siç aktualisht po shkon, fundi i marsit padyshim që do na zë me qeveri të re, dhe pastaj me duhet të bëhemi gati që ta zgjedhim edhe presidentin e ri për faktin se aktualisht jemi me ushtruese detyrës dhe ditët po shkojnë. Pra, ne jemi si me thënë edhe peng i kësaj sepse ne duhet të veprojmë më shpejt në mënyrë që Kosova të mos mbetet pa zgjedhjen e presidentit të ri”, theksoi Haxhiu.
Haxhiu, duke shprehur gatishmërinë që edhe në Qeverinë Kurti 2 të marrë përgjegjësitë si ministre e Drejtësisë, tha se ende nuk dihen emrat e ministrave dhe zëvendësministrave të kabinetit të ri qeveritar.
Mirëpo, Haxhiu garantoi se ministrat e rinj, emrat e të cilëve që do të bëhen shpejt të ditur, do të jenë persona me integritet të lartë moral, politik dhe profesional….

7 të vdekur vdekur nga Covid, 564 raste të reja dhe 370 të shëruar
Njoftimi plotë nga IKSHPK!
291 TË SHËRUAR DHE 592 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.177 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 592 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (85, 81 vjeç), Istog 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç), Podujevë 1 rast (46 vjeç), Rahovec 1 rast (75 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 72.500 raste nga 325.707 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.640 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 291 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 61.685 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.175.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 218 raste, Pejë 62 raste, Gjakovë 35 raste, Mitrovicë 32 raste, Vushtrri 32 raste, Gjilan 31 raste, Fushë-Kosovë 25 raste, Obiliq 21 raste, Podujevë 17 raste, Skenderaj 17 raste, Kamenicë 15 raste, Ferizaj 14 raste, Suharekë 9 raste, Viti 8 raste, Drenas 7 raste, Kaçanik 7 raste, Prizren 7 raste, Deçan 6 raste, Lipjan 6 raste, Istog 5 raste, Dragash 3 raste, Malishevë 3 raste, Shtime 3 raste, Klinë 2 raste, Mamushë 2 raste, Novobërdë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Kllokot dhe Rahovec.
Të nderuar qytetarë!
Duke pasur parasysh vlerësimin dinamik dhe në kohë reale të situatës epidemiologjike me COVID -19, sot janë raportuar 592 raste pozitive, që paraqet numrin më të madh të rasteve pozitive këtë vit me tendencë të rritjes ditëve në vijim. Vetëm Në Prishtinë janë raportuar 218 raste pozitive. Shprehim ngushëllime familjarëve për 6 rastet e vdekjeve të raportuara gjatë 24 orëve të fundit.
Numri i rasteve pozitive dhe vdekjeve nga COVID-19 vazhdon të jetë i lartë dhe brengosës si pasojë e drejtëpërdrejtë e neglizhimit të masave.
Mjekët të stërngarkuar në spitale po luftojnë kundër këtij virusi tinëzar e shkatërrimtar me tërë fuqinë e tyre profesionale e njerëzore.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Masat parandaluese janë të njejta me aksent të veçantë se personat pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do ta bëjmë të mundur ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.
Andaj rekomandojmë edhe një herë:
1. Të qëndrohet në shtëpi, dhe dalja të jetë vetëm për nevoja të domosdoshme;
2. Ndalimi rigoroz i takimeve me njerëz me të cilët nuk jetoni në bashkësi, pos për qëllime specifike;
3. Ndalimi rigoroz i tubimeve;
4. Respektimi rigoroz i masave kufizuese në aktivitetet publike;
5. Kufizimi i punës për veprimtaritë jo-esenciale dhe vend-ngjarjet duke redukuar edhe kohën e punës gjatë ditës.
IKSHPK vlerëson se këto masa mund të ndërprejnë rritjen e numrit të rasteve, të parandalojnë mbingarkesën e hospitalizimeve dhe të parandalojnë rritjen e numrit të vdekjeve.
IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.
Në veçanti, bëjmë thirrje për zbatimin e rekomandimeve dhe respektimin e masave kufizuese për aktivitetet publike, përkatësisht kufizimeve për grumbullimin e qytetarëve dhe tubimeve publike.
Grumbullimi i qytetarëve pa maska dhe pa mbajtje të distancës shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent në mesin tonë.
Apelojmë tek institucionet përgjegjëse, përkatësisht Policia e Kosovës dhe inspektoratet përgjegjëse që të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave dhe vendimeve të tjera në fuqi në zbatim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në Republikën e Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!
Mbani në mend:
FYTYRA E MBULUAR ME MASKË!
DUART E PASTRA! DISTANCA DHE HAPËSIRA E BOLLSHME!
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!!

Osmani: Sot më shumë se kurrë na duhet unitet për çështjet kombëtare

Në Akademinë Përkujtimore për nderë të Epopesë së UÇK-së, ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, kërkoi unitet politik për çështjet me rëndësi kombëtare.
“Jemi të kujtojmë njeriun e sakrificës dhe lirisë së komandantit Adem Jasharit dhe familjes ë tij, të cilët janë bërë pjesë e historisë sonë të lavdishme. Ky nuk ishte fundi i komandantit po përjetësimin i tij.
Jemi krenar për jetë për gjithsecilin. Shteti ynë sot po ec krahas brezit të ri të Jasharëve, ku secili prej trashëgimtarëve ka ndjenjë krenarinë.
Misioni me pushkë u kompletua me 1999, të gjithë obligohemi ta bëjmë shtetin tonë më të fortë. Më shumë se kurrë na duhet unitet për çështje me rëndësi kombëtare. Ne synojmë Kosovën Evropiane”, tha Osmani..

Nis publikimi i vendimeve të PZAP-së, pakënaqësi në VV e PDK

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka nisur të bëjë publikimin e vendimeve lidhur me apelet që i janë bërë nga subjektet politike dhe kandidatet pas shpalljes se rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Ky institucion deri më tani, ka aprovuar e hedhur poshtë disa të tilla. Në tri vendimet e para shihet që pakënaqësi ka pasur edhe brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.
Tek Lëvizja Vetëvendosje, PZAP-ja ka vendosur që të rinumorëhen vetëm fletëvotimet për kandidat për deputetë nga radhët e kësaj partie në një vendvotim në Gjilan, pas kërkesës së kandidates Arbëreshë Kryeziu Hyseni. Ajo pretendon se në vendvotim në përshkrim total të votave është bërë një gabim nga ana e personit që e ka bërë përshkrimin. Kryeziu-Hyseni pretendon që votat e saj që në total janë 118 i janë përshkruar kandidatit tjetër të VV-së, Arbër Rexhaj. Asaj megjithatë i është refuzuar apeli me të cilin kërkonte rinumërim në disa vendvotime të tjera.
Sa i përket PDK-së, PZAP-ja ka kërkuar rinumërimin e fletëvotimeve për kandidatët e PDK-së në një vendvotim në Petrovë pasi kandidati Rrahman Jakupi është ankuar se i është bërë një ngatërrim në vota.
Në PZAP brenda 24 orëve, janë dorëzuar 208 ankesa. Ky institucion ka gjithsej tri ditë që të shqyrtojë e vendos për çështjet e ngritura. Nëse palët nuk janë të kënaqura me vendimet e PZAP-së, atëherë ato mund t`i drejtohen edhe Gjykatës Supreme, e cila gjithashtu ka kohë 72 orë për shqyrtimin e tyre.
Me përfundimin e procesit ankimor, KQZ-ja obligohet që t`i zbatojë të gjitha vendimet e dala, e tek më pastaj të procedoj me certifikimin e rezultateve..

..

Moti
Të dielen parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të lëvizin nga minus 4 deri në 10 gradë celcius . Mot pjeserisht me diell parashihet edhe në Tiranë,me temperatura nga 3 deri në 18 gradë celcius .

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 72.500 , Të shëruar: 61685 ,të vdekur:1640
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *