LDK: Osmani kërcënoi KQZ-në për favorizimin e VV-së
Shtabi i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot një konferencë për media lidhur me vërejtjet e ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmanit, që i ka bërë ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mos-certifikimin e listës zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kandidatja për deputete nga LDK, Ardita Dushi, ka thënë se Vjosa Osmani e ka kërcënuar KQZ-në, njofton Klan Kosova.
“Dje është kërcënuar KQZ – ky është një institucion i pavarur që nuk guxon të cenohet. KQZ është kërcënuar nga ata që janë të obliguar ta mbrojnë atë”.
“Është shkelje për dy arsye: [1] ndërhyrjeje në pavarësinë e saj dhe [2] tentim për favorizim të një grupi politik – kjo ndodhë për herë të parë në Kosovë”.
“Kosova tashmë ka ndërtuar një traditë në respektimin e institucioneve. LDK kërkon nga të gjitha institucionet dhe KQZ që mos të ndikohen nga kërcënimet – pavarësisht se nga kush vijnë atë”.
“I garantojmë qytetarët se këto kërcënime do të marrin fund me 14 shkurt”.
“LDK i garanton qytetarët e Kosovës se vullneti i tyre i lirë nuk do të mund të ndryshohet nga kërcënimet dhe linçimet. Shteti duhet respektuar në plotësi – shteti duhet ruhet sepse është i shenjtë”.
Elezi: KQZ do të veprojë në përputhje me vendimet e PZAP-it dhe Supremes
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të veprojë në përputhje me vendimet e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe Gjykatës Supreme, lidhur me ankesat e subjekteve politike për mos certifikimin e listës së kandidatëve të tyre.
Kështu ka thënë Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një prononcim për Ekonomia Online, të dielën pasdite. Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë paraqitur disa ankesa nga subjektet politike të cilat nuk pajtohen me vendimin e KQZ-së për të mos certifikuar kandidatët e tyre për shkak se në përbërjen e tyre kishte edhe kandidatë të shpallur fajtor me vendim të formës së prerë në tri vitet e fundit.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke pritur shqyrtimin dhe vendosjen e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me ankesat e paraqitura në këtë institucion. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sigurisht se do të veprojë në përputhje me vendimet e institucioneve tjera, në këtë rast PZAP-in, por edhe Gjykatën Supreme”, tha Elezi..
COVID 19, gjashtë të vdekur 222 te sheruar dhe 392 raste të reja
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në raportin 24 orësh sa i përket situatës pandemike në Kosovë, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1618 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 392 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (72 vjeç), Kamenicë 1 rast (57 vjeç), Mitrovicë 1 rast (83 vjeç), Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Viti 1 rast (51 vjeç), Vushtrri 1 rast (62 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 58.088 raste nga 219.760 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.456 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 222 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.953 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.679
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 142 raste, Podujevë 34 raste, Prizren 34 raste, Mitrovicë 29 raste, Ferizaj 26 raste, Gjilan 19 raste, Gjakovë 15 raste, Lipjan 15 raste, Vushtrri 11 raste, Fushë-Kosovë 10 raste, Skenderaj 10 raste, Obiliq 7 raste, Drenas 5 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Viti 5 raste, Deçan 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Shtime 3 raste, Malishevë 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Dragash, Kllokot, Pejë dhe Suharekë… !
Qeveria gjermane thotë se idenë për shkëmbim të territoreve e dhanë Thaçi dhe Vuçiqi
Një hetim i nisur nga opozita e majtë në Gjermani ka bërë që Qeveria atje t’u japë përgjigje disa çështjeve që lidhen me Kosovën. Qeveria gjermane në një përgjigje ndaj një hetimi parlamentar të nisur nga opozitarët, zbulon se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara shpesh për procesin e negociatave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por që BE-ja nuk u këshillua për pëtmbajtjen e marrëveshjes së Washingtonit të nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë në shtator.
E majta ka pyetur nëse sipas Berlinit, Washingtoni favorizonte shkëmbimin e territoreve – veriun e Kosovës me Luginën e Preshevës – ndërsa qeveria gjermane kujtoi se ideja u nis nga Vuçiq dhe Thaçi në një forum në Austri në gusht të vitit 2019, raporton Deutsche Welle.
“Përfaqësuesit e administratës amerikane herë pas here sinjalizuan për media se janë për çdo zgjidhje që të dy palët do të bien dakord, por gjithashtu sqaruan se Shtetet e Bashkuara nuk po punojnë drejt ndryshimit të kufijve”, thuhet në përgjigjen e Berlinit zyrtar.
Qeveria gjermane i kushton “rëndësi të madhe” Prokurorisë Speciale, e cila merret me krimet e pretenduara të kryera nga pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). “Nga perspektiva e Qeverisë Federale, sqarimi i krimeve të luftës dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut luan një rol qendror në procesin e pajtimit”, tha qeveria gjermane në përgjigje të një hetimi parlamentar nga e majta opozitare, në të cilat Deutsche Welle ka siguruar qasje ekskluzive.
LVV dhe LDK e mendojnë rikthimin e reciprocitetit me Serbinë, AAK kërkon ShBA-në në tavolinë
Vazhdimi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë̈ po vlerësohet si i pa alternativë edhe pas zgjedhjeve të 14 shkurtit. Por kësaj radhe, partitë̈ politike e shohin si opsion edhe rikthimin e reciprocitetit ndaj Serbisë. Për dallim nga e kaluara, ku vetëm Lëvizja Vetëvendosje insistonte në këtë masë, tashmë zëra të tillë po dëgjohen edhe në LDK. Ndërsa në partinë e Ramush Haradinajt kërkojnë involvimin e sërishëm të ShBA-së për arritjen e një marrëveshje finale me Serbinë që përfshinë njohjen reciproke.
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidati për kryeministër, Albin Kurti u shpreh i vendosur se marrëdhëniet me Serbinë, pas zgjedhjeve do të ndërtohen vetëm mbi bazën e reciprocitetit.
Kurti: Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet
“Marrëdhëniet me Serbinë do të ndërtohen mbi reciprocitet madje mbi bazën e kaluarës së afërt e cila ende nuk është mbyllur. Gjithçka duhet të nis me dokumentimin dhe adresimin e dëmeve të luftës, me evidentimin dhe gjetjet e personave të zhdukur dhe ndjekje e dënim të kriminelëve të luftës”, tha Kurti në mbledhjen e fundit të këshillit të përgjithshëm të LVV-së.
Ani pse para shtatë muajsh, LDK-ja si partia kryesore në qeveri largoi masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, tashmë kjo ide po shihet si njëra ndër opsionet më reale ndaj shtetit fqinj.
Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, njëherësh kandidati për deputet nga kjo parti, Faton Bislimi thotë se në vazhdimësi LDK-ja ka pasur qasje proaktive për dialogun me Serbinë, por sipas tij reciprociteti mund të shfrytëzohet si instrument për të arritur qëllimet e caktuara.
Bislimi; Reciprociteti është politikë që gjendet në tavolinën e opsioneve
“LDK-ja në vazhdimësi ka pasur një qasje pro aktive të dialogut, ne s’kemi pritur të bëhemi vetëm instrument i pjesëmarrjes në dialog. Por në çdo aspekt edhe në koordinim të ngushtë me partnerët, veçanërisht ShBA jemi munduar që procesin e dialogut të kthejmë në një fazë përmbyllëse të tij dhe rezulton me njohje të dyanshme në mënyrë që çështja e marrëdhënieve tona me fqinjët tanë të rregullohet njëherë e përgjithmonë…reciprociteti është politikë që gjendet në tavolinën e opsioneve dhe mund të shfrytëzohet si instrument për të arritur qëllimet e caktuara. Unë besoj që LDK-ja ka tregu gatishmërinë e saj që çdo mjet të saj demokratik ta lë të hapur si mundësi e arritjes së qëllimeve të caktuara politike. Këtë rast edhe me Serbinë̈, pse jo. Ne e kemi parë dhe vazhdojmë̈ të shohim edhe reciprocitetin në kuadër të këtyre mjeteve politike”, thotë ai.
Ndërsa, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë, me njohjen reciproke si temë të vetme në tavolinë.
Isufi: Ne dialogun e shohim duke qenë në tavolinë ShBA-të
“Ne dialogun e shohim duke qenë në tavolinë ShBA-të si partneri dhe miku i përjetshëm i Kosovës. Ndërsa të tjerët do t’i shohim si partnerë që mundësojnë një dialog të mirëfilltë duke pasur parasysh gjithmonë zgjidhjen finale që është njohja e Kosovës nga ana e Serbisë. Temat tjera mund të diskutohet pas njohjes, por konsiderojmë se njohja është tema e cila duhet të jetë në tavolinë”, thotë ai.
Kp ka provuar të marrë një qëndrim për dialogun edhe nga PDK, mirëpo zyrtarë të saj nuk kanë qenë të qasshëm për t’u deklaruar rreth kësaj teme.
E ligjëruesi i shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Dorajet Imeri dialogun me Serbinë nuk e sheh si temë që pritet të hapet shpejtë pas zgjedhjeve në Kosovë.
Imeri: Dialogu si temë nuk pritet të hapet shpejtë
“Kjo është një temë shumë e rëndësishme, varet nga mënyra si do të ndërtohen institucionet e Republikës dhe përbërja e tyre në periudhën e pas zgjedhjeve. Si temë mund të ri aktualizohet edhe për shkak të faktorit ndërkombëtar. Por kjo varet edhe nga përbërja që do të ketë qeveria e Kosovës dhe nga përbërja e institucioneve të tjera të Republikës. Prandaj për këtë arsye vlerësojë̈ se tash për tash partitë̈ politike nuk kanë ndonjë̈ fokus aty dhe si temë nuk është e hapur dhe nuk pritet të hapet shpejtë”, tha ai.
Vitin e kaluar u zhvilluan një sërë takimesh në Bruksel e Uashington me qëllim të arritjes së marrëveshjes finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Mirëpo një gjë e tillë nuk u arritë përveç një marrëveshje zotimesh ndërmjet dy shteteve në Shtëpinë e Bardhë, e cila ende nuk ka filluar të zbatohet.
Ndërkohë prej muajit shtator të vitit të kaluar liderët institucional të dy shteteve nuk u takuan, pas kërkesës së palës serbe për të hapur temën e themelimit të Asociacionit të komunave serbe në Kosovë, e cila në mënyrë kategorike u refuzua nga pala vendore…..
Vuçiq: Do të na shantazhojnë me formimin e “Shqipërisë së Madhe”
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, deklaroi se pret që në zgjedhjet pasuese në Kosovë, të fitojnë forcat politike që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë, ndërsa pastaj do të pasojë presioni që Serbia të pranojë Kosovën, njofton “TV Prva”, transmeton “Bota Sot”.
“Gjithsesi do të fitojnë forcat që insistojnë në bashkimin me Shqipërinë. Haradinaj është njeri i rrezikshëm. Këtë e tha, sepse Kurtit i duhet një parti shqiptare për të fituar shumicën dhe Haradinaj po shtyhet që ai të jetë ai dhe të zgjidhet president i Kosovës. Do të kishit aty një lloj koalicioni për Shqipërinë e Madhe. Ndërsa, pastaj do të nisin të na shantazhojnë me Shqipërinë e Madhe dhe do të thonë ta pranojmë Kosovën. Me atë ide do të na vijnë edhe të jashtmit”, tha Vuçiq.
Në konstatimin se Haradinaj veç po përmendet se kjo duhet të jetë kompromisi, Vuçiq u përgjigj se nuk e shqetëson se çka thonë politikanët e Prishtinës, por ajo se me atë ide do të vijnë edhe të huajt.
“Kjo është ajo që mund të them dhe që pres të ndodhë. Na pret një pranverë jashtëzakonisht e vështirë, vera dhe vjeshta, por do të përpiqemi të luftojmë”, tha presidenti i Serbisë për TV Prva.
Duke komentuar deklaratën e analistit amerikan Daniel Server se ai nuk do të pranojë pavarësinë e Kosovës, Vuçiq tha se kjo është e saktë.
“Server ka deklaruar se kjo nuk do të ndodhë, se nuk do ta pranojë Kosovën. Pasi e di sa jam përgjegjës, ai llogarit në disa tjerë, e di sa unë tepër përgjegjës”, tha Vuçiq…
Edhe një ftesë nga Gjykata Speciale
Ish-ushtarja e UÇK-së, Sadete Doda – Shota është ftuar nga Gjykata Speciale.
Ajo do të paraqitet në zyrat e EULEX-it në Fushë Kosovë me 26 janar.
Lajmin e ka dhënë vet Doda-Shota nëpërmjet një statusi të postuar në llogarinë e saj në Facebook.
Mulliqi: Nuk ka logjikë që Osmani të jetë bartëse e listës së VV-së
Analisti politik, Skënder Mulliqi, e ka komentuar vendimin e KQZ-së, ku Albin Kurtit i ndalohet kandidimi për deputet të Kuvendit të Kosovës.
Ai këtë e quan vendim arbitrar, duke treguar se kush qëndron mbrapa tij.
“Vendimi i KQZ për mos lejimin e Kurtit që të jetë kandidat për deputet, është vendim arbitrar, është më shumë vendim politikë, se sa i karakterit të mirëfilltë ligjor. Valdete Daka duket se është e ndikuar nga politika ditore kur bën veprime të tilla. Pas gjithë këtyre marifeteve jo të mira politike, qëndrojnë forcat reaksionare, të cilat nuk po e pranojnë realitetin se koha e tyre në politikë po përfundon. Ende po mendojnë që me vendime të paqena gjyqësore, ose me vendime dualiste të veprimit të qesin pengesa të ndryshme, për t`i parandaluar proceset zhvillimore, për t`i parandaluar ata që kanë shprehur vullnetin për të punuar mirë dhe ndershmërisht për shtet . Është turpëruese të amnistohen gjëra të tilla, madje edhe të karakterit gjyqësor, që të pengohen proceset demokratike, kur dihet se ato janë ta pandalshme. Ti kthehemi pak temës konkretisht”, ka thënë ai për “Bota sot”.
Po ashtu, Mulliqi ka treguar se kush a do të duhej të ishte bartës i listës së VV-së , Konjufca apo Osmani.
“Nëse edhe PZAP, merr vendim të njëjtë, atëherë, kjo do të ishte një tjetër padrejtësi e madhe. Bartësi i listës të VV mua me duket se do të ishte dashur të jetë, Glauk Konjufca. Disa mendojnë se ndoshta bartëse e listës duhet të jetë, Vjosa Osmani e Listës. Unë mendoje se kjo nuk ka logjik kur dihet se Lista e Vjosës ka hyre në kuadër të listës të LVV. Vjosa nuk ka subjekt politike dhe për atë edhe nuk ka mundësi të jetë bartëse e listës në vend të Kurtit, në këtë rast. Ky vendim i pamatur i KQZ dhe paragjykimet e ndryshme që të pengohet LVV për ta marr pushtetin, do të bien në ujë me 14 shkurt, me plebishitin popullor”, ka deklaruar Muqilli.
Më fund, ai ka theksuar se VV-ja dhe Lista e Osmanit do të triumfojnë bindshëm.
“Rejtingu politike LVV edhe Albin Kurtit si kryeministër i ardhshëm, sigurisht se po rriten gjithnjë e më shumë, duke bërë që ai dhe partia e tij, të triumfojnë shumë bindshëm me Listën e Osmanit. Vullnetin e popullit për ndryshime pozitive në Kosovën e varfëruar nga kastat në pushtet, nuk ka kush që mund ta ndalon”, ka përfunduar Mulliqi për “Bota sot”.i.
Moti
Të hënën parashikohet mot i vranët me të reshura të shiut, ndërsa pasdite edhe mundësi për të reshura të borës, temperaturat do të lëvizin nga 0 deri në 6 grad celcius.Mot me shi në Tiranë,me temperatura nga 8 deri në 14 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste:58088, Të shëruar:50953,të vdekur:1456
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com