Enj. Maj 23rd, 2024

NGJARJET E DITËS, E ENJTE, 03.06.2021

By Rtv Arbëria Qer 3, 2021

Kryeministri Kurti: Nuk bën që para takimit, për dialog të nxjerrim platformë dhe strategji

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se dialogu me Serbinë, duhet dhe ka nevojë për një platformë dhe strategji, por se ende nuk kanë ardhur në atë pikë, meqë ende s’janë ulur në tavolinën e bisedimeve me palën serbe.
Ai ka thënë se të flas tani për një strategji, është gabim në hapa e të cilin ai nuk do ta bëj.
Kurti ka shtuar se në secilën fazë të bisedimeve me vullnetin më të mirë do të ndaj informatat e këtyre bisedimeve.
Pjesë nga fjala e tij:
Ne mendojmë se dialogu ka nevijë për një platformë dhe strategji, ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe nuk mund të flitet për dialog
Më 18 maj kemi pasur një darkë të ftuar nga
Takimi i mesit të Qershorit nuk është i paraparë për të vazhduar dialogun e moçëm apo të mundshëm. Nuk është takim i dialogut të ardhshëm për për dialogun e ardhshëm. Ne nuk jemi në fazën për takim në dialog ne nxjerrim platformë e strategji.
Nuk bën që para takimit për dialog të nxjerrim platformë e strategji..

Kuvendi nuk miraton rezolutën e PDK-së për arsim

Në Kuvend nuk është miratuar rezoluta për debatin parlamentar të propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës.
Pro kësaj rezolute ishin vetëm 27 vota.
Deputetja e PDK-së Blerta Deliu ka bërë paraqitjen e propozim rezolutës, në harmonizim me dy partitë e tjera opozitare me LDK-në dhe AAK-në.
“Nuk e kam pritur që një iniciativë nga partitë në pushtet të shihet diçka e gabuar. Kuvendi të obligoje qeverinë që të ndaj buxhet shtesë për mësimdhënësit parauniversitar me shtesë prej 100 euro për tre muaj. Të harton planin për orët e humbura. Obligon qeverinë që pas marrjes së opinionit të IKShPK-së që nga e hëna të kthehem të gjithë në shkolla, dhe që deri në shtator të jenë të vaksinuar të giithë mësimdhënësit. Të ndaj mjetet shtesë për komunat që kanë nevojë”.

Presidenti Biden ndanë vaksina për Kosovën

Njoftimi i presidentes, Vjosa Osmanit:

Më 19 mars 2021, i kam shkruar Presidentit Biden duke kërkuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për dhurimin e vaksinave në kohën kur Kosova ishte i vetmi shtet në Evropë që ende nuk kishte filluar administrimin e tyre. Më 19 Prill 2021 Presidenti Biden u përgjigj pozitivisht në të cilën ai u zotua për ta trajtuar kërkesën tonë rreth vaksinave. Sot, ne jemi të lumtur të njoftojmë se Presidenti Biden, në emër të SHBA-ve, ka vendosur të dhurojë një numër të rëndësishëm të vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës.
Dua të shpreh mirënjohjen time më të thellë për Presidentin Biden për këtë gjest bujar dhe për dhurimin e vaksinave COVID-19 për Republikën e Kosovës pas kërkesës së adresuar atij në muajin mars. Njoftimi zyrtar i sotëm është tjetër dëshmi e mbështetjes së palëkundur që vendi ynë e gëzon historikisht nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Presidenti Biden ka qenë gjithmonë mik i Kosovës dhe ky donacion ilustron kujdesin dhe konsideratën e pakursyer që ai vazhdon të tregojë ndaj popullit tonë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës e falënderoj përzemërsisht.
Kosova dhe institucionet tona vazhdojnë të mbeten të palëkundura në orientimin Euro-Atlantik dhe të njëjtën politikë e kanë ndjekur edhe në sigurimin e vaksinave.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe aleatin tonë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës..

Deputeti i PDK-së dhe Albin Kurti shkëmbejnë replika rreth punësimeve familjare

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Nura ia ka numëruar kryeministrit Albin Kurti, emrat e familjarëve të zyrtarëve të VV-së, që sipas tij janë punësuar në ministri dhe në institucionet publike.
“Rabit Konjuca, xhaxhai i kryeparlamentarit Glauk Konjufca, Zgjim Tosumi nip i zëvendëskryeministrit, Besnik Bilsmi i punësuar në KShC, Gëzim Sveçla, nip i ministrit të MPB-së, u punësuar në MTI, Sami Uka, vëllai i deputetit Fitim Uka i punësuar në MSH, Drilon Zyba, Shkurte Aliu, Alban Krasniqi e të tjerë që lista vazhdon. Z. Kryeministër për një muaj e gjysmë jo që i keni ndal punësimet familjare por i keni dyfishuar”, ka thënë Nura.
Ndaj këtyre pretendimeve të Nurës, ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Ai tha se kabinetet e ministrave janë mbushur me njerëz profesional të përzgjedhur nga ministrat.
“Qeveria jonë e ka edhe programin qeverisë, planin qeverisës, agjendën legjislative. I kemi diskuat bashkë edhe në kuvend. Vendimmarrja e qeverisë sonë nuk përkon me pretendimet e juaja, pra siç thoni në nepotizëm. Kabinetet e ministrive tona kanë njerëz të profesional dhe të gatshëm që të ju përgjigjen kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Vendimmarrjes përmes mbiemrave të farefisit, familjar, grupor dhe partiak nuk janë vlera të qeverisjes së mirë dhe ne nuk i kemi”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti, ka arsyetuar 4edhe emërimin e xhaxhait të Glauk Konjufcës, Rabit Konjufca në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Ne kemi bërë emërime politike dhe jo punësime familjare. Ministrat i zgjedhin këshilltarët politikë që nuk janë nëpunës publik. Rabit Konjufca, Akademinë Ushtarake e ka kryer para se t’i lind nipi Glauk Konjufca. As nuk ka shkelje ligji e as konflikt interesi tek asnjëri rast”, ka thënë Kurti.”….

182 të shëruar dhe 12 raste me Covid-19

Njoftimi i Plotë nga IKSHPK

03 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.955 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 72.637 doza të vaksinës.
ℹ Nga 2.676 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
ℹ Sot janë shëruar 182 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.564.
ℹ Në total numri i rasteve aktive është 1.652.
➡ Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!.

Shkarkohet kryeshefi i Postës së Kosovës

Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Xhevdet Smakiqi është shkarkuar nga kjo pozitë.
Smakiqi ishte përzgjedhur në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Postës së Kosovës në mars të këtij viti.
Përmes një komunikate të lëshuar nga bordi i Postës, thuhej se përzgjedhja e Kryeshefit Ekzkeutiv, ka qenë nevojë imediate dhe e domosdoshme për të ushtruar një lidership dhe menaxhment të besueshëm dhe që përballon sfidat e kësaj periudhe.
Ndryshe, Xhevdet Smakiqi mori besimin e një bordi i cili u emërua nga Qeveria Hoti, por në kundërshtim me Ligjin për Ndërmarrjet Publike Smakiqi u vë në këtë pozitë pasi i njëjti ishte kandidat për deputet për Nismën Socialdemokrate.
Sipas Ligjit për Ndërmarrjet Publike thuhet se të gjithë drejtorët përveç KE duhet të jenë të pavarur. Një person nuk konsiderohet i pavarur dhe nuk kualifikohet për zgjedhje si drejtor në një NP nëse: k) është ose në çfarëdo kohe gjatë periudhës 36 muajsh para datës së aplikimit ka qenë (i) zyrtar i zgjedhur publik, (ii) i emëruar politik ose (iii) bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike.
Xhevdet Smakiqi është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Postës së Kosovës, më 5 mars nga Bordi i Përkohshëm i kësaj kompanie…

Rama në Turqi diskuton për ndërtimin e fabrikës së vaksinave në Shqipëri

Gjatë ditës së dytë të vizitës zyrtare në Turqi, kryeministri i vendit Edi Rama thotë se ka diskutuar rreh planeve për ndërtimin e një fabrike vaksinash anti-COVID në Shqipëri.
Shefi i mazhorancës ka ndarë në faqen zyrtare takimin që ka zhvilluar distributorin e vaksinës kineze “Sinovac”, Canturk Alagöz.
Ardhja e vaksinave kineze në Shqipëri nuk është bërë me marrëveshje direkte me prodhuesit kinezë, por sigurimi i tyre siç e ka pohuar vetë z. Rama është bërë përmes distributorit nga Turqia.
“E falënderova me mirënjohje për ndihmën jetike, diskutuam për projektin e ndërtimit të fabrikës së vaksinave në Shqipëri, si pjesë e një qendre ekselence farmaceutike”, shkruan Rama..

Parashikimi i motit:

Gjatë ditës së premte parashikohet mot pjesërisht me diell ,temperaturat do të lëvizin nga 8 deri në 23 gradë celcius, Mot me diell në Tiranë me temperatura nga 14 deri në 28 gradë celcius.

Covid-19 në Kosovë: Total Raste: 107.449 , Të Sheruar: 103.564, Të vdekur: 2.243 ,Raste aktive: 1.652
www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *