Hën. Pri 29th, 2024

NGJARJET E DITËS, E HËNË, 23.11.2020

By Rtv Arbëria Nën 23, 2020

Emërimet e Hashim Thaçit nëpër misione do të shqyrtohen nga Vjosa Osmani

Një nga vendimet e fundit të ish-presidentit Thaçi, para se të japë dorëheqje, ka qenë dekretimi i Gazmend Krasniqit, konsull i përgjithshëm në Frankfurt. Krasniqi ka punuar si shef i protokollit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli (PDK), partia e të cilit tani është në opozitë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka sqaruar bazën ligjore dhe arsyeshmërinë e këtij emërimi
Dekretet e dyshimta të ish-presidentit Hashim Thaçi lidhur me disa emërime nëpër misione diplomatike e konsullore, do të shqyrtohen nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.
Një nga vendimet e fundit të ish-presidentit Thaçi, para se të japë dorëheqje, ka qenë dekretimi i Gazmend Krasniqit, konsull i përgjithshëm në Frankfurt. Krasniqi ka punuar si shef i protokollit në kabinetin e ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli (PDK), partia e të cilit tani është në opozitë.
Mbështetur në dokumentin që ka siguruar KOHA, Krasniqi është dekretuar më datë 29 tetor derisa Thaçi u dorëhoq më 5 nëntor, pas konfirmimit të aktakuzës nga Gjykata Speciale.
“1. Z. Gazmend Krasniqi, emërohet Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, me seli në Frankfurt. 2. Ngarkohet Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e këtij dekreti në pajtim me legjislacionin në fuqi”, thuhet në dekret.
Por, Krasniqi nuk ka filluar punën. Në faqen zyrtare të MPJD-së vazhdon të figurojë konsullja e përgjithshme, Fatmire Musliu, e cila ka vendim për kthim në Prishtinë.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës nuk ka sqaruar bazën ligjore dhe arsyeshmërinë e këtij emërimi.
Por, Zyra e Presidencës ka paralajmëruar shqyrtim të dokumentacionit për të shikuar nëse janë përfillur procedurat ligjore.
Këshilltari për media i ushtrueses së detyrës së presidentes, Bekim Kupina, ka thënë se pas kërkesës për sqarime, Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare ka treguar rrjedhën e këtij emërimi. Mbështetur në ato që ka ofruar departamenti, shkresa është pranuar më 28 tetor, e një ditë më vonë dekreti është firmosur nga Thaçi.
“Ky departament na ka informuar si vijon: ‘Më 28.10.2020, në Zyrën e Presidentit është pranuar shkresa nga Ministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, ku është rekomanduar z. Gazmend Krasniqi, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, me seli në Frankfurt. Më 29.10.2020, në mbështetje të nenit 84 pikat (4, 10 dhe 25) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës…, është nxjerrë Dekreti për emërimin e z. Gazmend Krasniqi, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Republikën Federale të Gjermanisë, me seli në Frankfurt”, ka thënë Kupina. “Kabineti i u.d. presidentes është duke e shqyrtuar gjithë dokumentacionin dhe do ta shohim nëse janë përfillur procedurat ligjore me rastin e këtij emërimi”.
Dekrete në kundërshtim me rekomandimin e Ministrisë së Jashtme
Përveç këtij emërimi, Presidenca ka paralajmëruar shqyrtim edhe të dekreteve të tjera.
Në kundërshtim me ligjin dhe rekomandimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Thaçi ia ka vazhduar në shtator të këtij viti mandatin konsullit të përgjithshëm në Tiranë, Halim Krasniqi.
KOHA ka siguruar shkresën nëpërmjet së cilës ministrja Meliza Haradinaj i ka kërkuar presidentit ta tërheqë nga misioni Krasniqin.
“… Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për arsye të përfundimit të mandatit, propozoj lirimin nga detyra të z. Halim Krasniqi, konsull i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Tiranë, në Republikën e Shqipërisë”, shkruan në letrën e ministres Haradinaj dërguar ish-presidentit Thaçi.
Vendimi për tërheqjen e Krasniqit ishte marrë qysh më 30 mars të këtij viti nga ish-ministri Glauk Konjufca. Por, Thaçi sikurse edhe shumë vendime të tjera ka refuzuar t’i dekretojë gjatë kohës së Konjufcës. Njëjtë ka vepruar edhe pas ardhjes së Meliza Haradinajt në krye të Ministrisë.
Sipas Ligjit për shërbimin e jashtëm, emërimi i konsujve të përgjithshëm bëhet me dekret të presidentit të Republikës së Kosovës, pas rekomandimit të ministrit të Punëve të Jashtme. Në rastin e Krasniqit, ky rekomandim ka munguar.
Mbështetur në ligj, të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe shefit të misionit që nuk janë anëtarë në detyrë të shërbimit të jashtëm, shërbejnë vetëm për një mandat dhe pas përfundimit të tij, Ministria nuk ka obligim ndaj tyre.
“Të emëruarit në pozitën e ambasadorit dhe shefit të misionit, që nuk janë anëtarë në detyrë të Shërbimit të Jashtëm të Republikës së Kosovës, shërbejnë vetëm për një mandat, dhe pas përfundimit të këtij mandati, nuk konsiderohen pjesë e Shërbimit të Jashtëm”, thotë neni 7.8.
Bekim Kupina nga Zyra e Presidencës ka thënë se për këtë rast do të merret një vendim ditët në vijim.
“Më 04.09.2020, Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati z. Hashim Thaçi, ka nxjerrë Dekret, ku z. Halim Krasniqi riemërohet Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës, në Tiranë, Republika e Shqipërisë. Lidhur më këtë, Presidenti i Republikës së Kosovës, të cilit i ka përfunduar mandati, z. Hashim Thaçi, në diskrecion të tij ka vlerësuar që z. Krasniqi të mos lirohet nga detyra, por të riemërohet edhe për një mandat”, ka deklaruar Kupina. “Rrjedhimisht, u.d. presidentja Osmani duke marrë për bazë faktet e prezantuara nga Departamenti për Çështje Juridike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare, pas analizës së tyre do ta marrë një vendim në ditët në vijim”.
Në përfundim të mandatit të parë, Krasniqi ishte denoncuar nga një punonjëse e Konsullatës për sulm fizik brenda objektit ku ndodhet edhe Ambasada e Kosovës në Tiranë.
Derisa MPJD-ja nuk ka ofruar sqarime se cili ka qenë epilogu i këtij rasti, KOHA ka raportuar se Komisioni për Grada dhe Disiplinë e ka mbyllur çështjen nën arsyen se ata nuk mund ta luajnë rolin e Gjykatës. Një padi nga ish-punonjësja e Konsullatës është ngritur edhe në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
Krasniqi ishte emëruar konsull i përgjithshëm në Tiranë më 26 prill të vitit 2016, nëpërmjet një dekreti të firmosur nga Hashim Thaçi, të njëjtin muaj kur ky i fundit ishte inauguruar president i vendit. Dekreti kishte hyrë në fuqi ditën e nënshkrimit, pavarësisht faktit se atëkohë nuk kishte konsullatë të formuar, ndërsa Krasniqi kishte vepruar në kuadër të Ambasadës.

12 të vdekur dhe 645 raste të reja me COVID-19 sot në Kosovë

12 persona kanë vdekur në Kosovë si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, ndërsa janë regjistruar edhe 645 raste të reja të infeksionit.
Dy të vdekur janë nga Gjilani (80, 72 vjeç), dy nga Peja (88, 75 vjeç), dhe nga një në Deçan (85 vjeç), Ferizaj (76 vjeç), Gjakovë (68 vjeç), Mitrovicë (53 vjeç), Prishtinë (86 vjeç), Prizren (82 vjeç), Rahovec (80 vjeç) e Shtime (71 vjeç).
Numri total i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 926. I të infektuarve ka arritur në 34.940.
645 rastet e reja të infeksionit janë nga testimi i 1542 mostrave.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 248 raste, Prizren 53 raste, Mitrovicë 42 raste, Gjakovë 33 raste, Podujevë 33 raste, Gjilan 28 raste, Ferizaj 24 raste, Lipjan 20 raste, Fushë-Kosovë 19 raste, Skenderaj 15 raste, Suharekë 15 raste, Viti 13 raste, Deçan 11 raste, Drenas 11 raste, Malishevë 11 raste, Obiliq 11 raste, Rahovec 10 raste, Vushtrri 10 raste, Kamenicë 9 raste, Pejë 8 raste, Dragash 7 raste, Klinë 4 raste, Shtime 3 raste, Istog 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Graçanicë, Hani i Elezit, Junik, Kaçanik dhe Zubin-Potok.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 353 pacientë, duke çuar shifrën e të shëruarve në 21.396. Janë 12.618 raste aktive.

Deputetja e VV-së: Selmanaj duhet të trajtohet njëjtë si Jabllanoviqi

Lëvizja Vetëvendosje sot ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj, pas diskutimeve për çështjen e të pagjeturve në Kuvendin e Kosovës javën e kaluar.
Deputetja e kësaj partie, Arbresha Kryeziu-Hyseni, në Express Intervistë ka thënë se arsyeja e mosmarrjes së një vendimi të tillë nga qeveria është sepse janë të varur nga Lista Serbe, prej të cilëve shton se nuk guxojnë pasi flitet për krime të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.
“Ndoshta arsyeja pse nuk po guxojnë të marrin veprime konkrete ndaj personit janë sepse po flitet për krimet që janë kryer nga Serbia nga popullit të Kosovës dhe për krime që askush nuk ka dhënë përgjegjësi. Po heshtet tema, pasi që kjo qeveri është shumë e varur nga secila votë e Listës Serbe dhe nuk po merren veprime konkrete për t’ia dhënë dënimin të merituar Driton Selmanajt për deklaratën që ai ka dhënë për të pagjeturit”, tha ajo.
Kryeziu-Hyseni e ka krahasuar deklaratën e Selmanajt me atë të Aleksandër Jabllanoviqit, kur fyu nënat gjakovare në kohën kur ishte ministër për Kthim dhe Komunitete e që më pas nxiti protesta dhe u shkarkua. Ajo insiston se Selmanaj duhet trajtuar njëjtë si Jabllanoviqi.
“Jabllanoviqi në janar 2015 e pati dhënë atë deklaratën skandaloze që në të njëjtin vit u shkarkua. Në shkurtin që po vjen i bën 6 vjet që është shkarkuar sepse iu adresuar nënave të të pagjeturve në Kosovë. E kemi të njëjtin rast, familjarët e të pagjeturve u fyen nga zvkryeminsitri kur ai kësaj teme i adresohet e konsumuar dhe ezauruar. Edhe Selamanj duhet të trajtohet njëjtë si Jabllanoviqi”, tha ajo.
Me këtë qeveri, deputetja e VV-së thotë se nuk kanë probleme vetëm si parti po edhe si qytetarë.
“Edhe deklarata tregon vetë pozicionin që e ka kjo qeveri. Është deklaratë që i drejtohet çështjes së të pagjeturve si të konsumuar dhe kemi pozicionin e kryeministrit që i del në krah një deklarate të tillë sepse thotë se nuk ka ndonjë lloj fyerje. Kjo tregon që me këtë qeveri po kemi probleme serioze jo vetëm ne si VV, por si qytetarë dhe ky gabim i radhës së qeverisë është gabimi përtej çdo teme tjetër”, ka shtuar ajo.
Si qeveri e shkapërderdhur, ajo thotë se “janë treguar edhe në çështjen e të pagjeturve: të pamatur, joserioz, me fyerje të vazhdueshme”.
Ajo ka thënë se debati mbi temën e të pagjeturve nuk ka të bëjë me kohën kur u arrestuan krerët e ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shton se nuk është hera e parë që LDK-ja bën deklarata të tilla për këtë çështje.
Kryeziu-Hasani përsëriti se nuk do të pranojnë adresimin e Selmanajt në foltoren e Kuvendit.
“Nuk do ta pranojmë asnjëherë adresimin e Driton Selmanajt nga foltorja e Kuvendit”, përfundoi ajo

Lajm i mirë për mësimdhënësit, të gjithë do t’i marrin paratë për shujtat ditore

Më 18 prill të vitit 2017, Ministria e Arsimit dhe Teknologjisë e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Republikës së Kosovës patën lidhur një kontratë, e cila parashihte ndarjen e shujtave në vlerë për 2 euro për ditë mësimi, për të gjithë mësimdhënësit.
Këto shujta, do të ndaheshin nga niveli komunal, por që e njëjta kontratë s’u zbatua nga këta të fundit. Kjo bëri që mësimdhënësit t’i drejtohen gjykatave.
Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, ka thënë për IndeksOnline, se të gjithë mësimdhënësit do t’i marrin beniftet e tyre, por që ka vonesa, kjo për shkak të ngarkesave në gjykata.
“Shujta parashihet në kontratën kolektive të arsimit, që është nënshkru dhe është në fuqi dhe ka qenë që niveli komunal t’i ndajë këto mjete për secilin mësimdhënës, është fjala për 2 euro për ditë mësimi, por edhe pse secila komunë është njoftuar i kemi lutur që të bëj planifikime buxhetore, ata e kanë marrë këtë çështje hajt se nuk është gjë. Pastaj duke e parë këtë, mësimdhënësit e Kosovës na janë drejtuar dhe ne ju kemi thënë se është e drejtë e tyre ta kërkojnë.
Ata janë organizuar në grupe në shkollat e tyre dhe e kanë ngritur çështjen në gjykata. Dhe tash varet nga lëndët që i kanë gjykatat, ka komunë që këtë të drejtë e kanë fituar dhe pastaj niveli komunal ua ka ndarë mjetet. Ka komunë që ende kjo komunë është në zhvillim e sipër në gjykata dhe përfundimisht të gjithë mësimdhënësit do t’i marrin këto.
Ka vonesa aty-këtu, por të gjithë janë duke i fituar, pasi që në asnjë rast gjykata nuk ka sjellë ndonjë vendim tjetër, përveç atij që mësimdhënësit të Kosovës, i takon ky benifit i kontratës. Disa komuna veçse i kanë marrë”, ka thënë Jashari.
I njëjti ka shtuar se të njëjtat kontrata janë tri vjeçari. Por, nëse asnjëra palë nuk tërhiqet e njëjta është valide edhe për një vit. Kjo vlerë i bie që ka vlerë deri më 18 prill 2021.
“Në këtë kontratë, obligimet dhe benifitet u takojnë edhe universitet në Republikën e Kosovës. Kështu të gjitha beniftet vlejnë vetëm për anëtarët e SBASHK-ut. Ata që s’janë nuk vlejnë beniftet”.
IndeksOnline, u ka dërguar pyetje Drejtorive të Arsimit në Komunën e Prishtinës, Gjilanit, Mitrovicës e Skenderajt, nësë mësimdhënësit i kanë marrë beniftet që u takojnë, por që vetëm Skenderaj ka kthyer përgjigje
Bekim Latifi, drejtor i Arsimit në Skenderajt, ka thënë se komuna ka kryer obligimin dhe se mësimdhënësit.
Sipas të njëjtit, kjo komunë ka ndarë mjete në vlerë të 800 000 euro për t’i paguar shujtat për të gjithë mësimdhënësit e Skenderajt dhe se të njëjtit kanë marrë ato në fund të muajit tetor. .

Hoti paralajmëron masa më rigoroze: Vendoset në fund të javës!

Gjendja për shkak të pandemisë COVID-19 në Kosovë vazhdon të jetë e rëndë. E në lidhje me këtë, në Klan Debat, kryeministri Avdullah Hoti, ka thënë se pikërisht për këtë kanë bërë organizim në sistemin shëndetësor,
“Ne kishim një periudhë pak më të lehtë para një muaji, por tash është përkeqësu, numri është mjaftë i lartë, ditëve të fundit kemi pas standart mbi 500 raste.
Kemi riorganizu spitalet, kemi kriju kapacitete shtesë, kapacitete testuese dhe po përcjellim protokollet e organizatave ndërkombëtare.
Tash ne s’e kemi shpallë gjendjen e jashtëzakonshme, por kemi zhvillu kritere, kemi kategorizu komuna në bazë të numrit të infeksioneve”, ka thënë Hoti.
Kryeministri ka shtuar gjithashtu se në fund të javës do të bëhet vlerësimi se sa ka pasur rezultat aplikimi i masave të reja, në të kundërtën do të mirren masa dhe më rigoroze.
“Po përcjellim situatën, në fund të kësaj javës do të bëjmë një vlerësim për të konsideru nëse duhet të shkojmë në masa ma ekstreme, pasi që do të detyrohemi.
Unë mendoj se javëve të fundit situata është më e mirë për respektim të masave, ndoshta për rritjen e seriozitetit të virusit, por masat po respektohen në tërësi. Ka raste që s’respektohen, edhe pse jemi detyuar të përdorim mekanizma shtetëror, por ka raste kur qytetarët mblidhen në numër të caktuar në ngjarje të ndryshme”, ka thënë kreu i Qeverisë.

Antony Blinken nominohet për sekretar të ShBA-së

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Joe Biden dhe zëvendës presidentja e zgjedhur, Kamala Harris kanë publikuar sot emrat e anëtarëve të kabinetit të tyre për politikë të jashtme dhe siguri kombëtare.
Antony Blinken është nominuar për sekretar Shteti, Alejandro
Mayorkas, sekretar i Sigurisë Kombëtare, Avril Haines, drejtor i Inteligjencës Kombëtare, Linda Thomas-Greenfield, ambasadore e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Jake Sullivan, këshilltar i Sigurisë Kombëtare, John Kerry, i dërguari special i presidentit për Klimën, transmeton CNN.
Biden tha se ekipi i tij do të rikonfirmojë lidershipin amerikan në skenën globale pas përpjekjeve të Donald Trump për të ndërprerë diplomacinë shumëpalëshe dhe për të shkatërruar paktet e brishta si marrëveshja bërthamore e Iranit.
Këta individë janë po aq me përvojë dhe të testuar nga krizat, sa janë inovativë dhe imagjinatë. Arritjet e tyre në diplomaci janë të pakonkurrueshme, por ato gjithashtu pasqyrojnë idenë se ne nuk mund të përmbushim sfidat e thella të këtij momenti të ri me të menduarit e vjetër dhe zakone të pandryshuara. Kjo është arsyeja pse unë i kam zgjedhur ata,” tha Biden.
Ndryshe, Antony Blinken ka pasur më parë një rol zëvendës gjatë administratës Barack Obama dhe kishte uruar Majlinda Kelmendin me rastin e fitimit të medaljes olimpike në Rio de Zhaneiro më 2016..

MOTI

Të marten parashikohet mot me diell , temperaturat do të levizin nga -4 deri 6 gradë Celsius. Mot mot i ngjashem në Tiranë, me temperatura nga 7-21 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 34940. Të Shëruar: 21396. Të vdekur: 926
www.rtvarberia.com
Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Kuvendi të enjten diskuton raportin e DASH-it, VV-ja përmend marrëveshjet Me këtë recetë humbas 0,8-1 kg yndyrë në ditë! Pini në mëngjes! BIOLIGHT Kuvendi i Kosovës do të mblidhet të enjten për të diskutuar rreth gjetjeve të raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili si problematikë e ka përmendur korrupsionin e sundimin e dobët të ligjit. Kjo u vendos në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja tha se të enjten në rend dite do të jenë edhe marrëveshjet ndërkombëtare të cilat nuk po arrijnë të kalojnë. “Më 2 maj do të diskutohet lidhur me raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit i cili pasohet më pastaj me diskutimin për marrëveshjet ndërkombëtare. Të gjitha këto marrëveshje e kapin shifrën prej 390 milionë euro, dhe për shkak të mospjesëmarrjes së opozitës dhe mospërkushtimit të partive opozitare këto kanë mbetur të bllokuara”, tha ai. Ndërsa, shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri tha se kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën e tyre që në një nga seancat plenare të diskutohet për qeverisjen Kurti. Andaj ai edhe ka kërkuar nga shefi i qeverisë, Albin Kurti që të ballafaqohet në Kuvend me opozitën. “Kërkesa e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për të debatuar për dridhjet e qeverisë është miratuar por në seancën e ardhshme ne do të debatojmë për gjetjet e raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit. Seanca e radhës fokusin kryesor do ta ketë në një raport i cili në esencë e targeton qeverinë si institucion që ka probleme serioze me çështjen e korrupsionit dhe çështje tjera. Ne presim dhe kërkojmë që kryeministri të jep llogari. Më 22 mars ne kemi pasur karkesë për t’u ballafaquar me mocion për shkarkimin e qeverisë dhe ne kërkojmë që kryeministri të vjen në Kuvend e të ballafaqohemi. Ne besojmë që kjo është qeveria më e dobët që kemi pasur”, theksoi ai. Muja e Tahiri u pyetën edhe rreth procesit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Të njëjtit u shprehën optimistë për rrugën e Kosovës drejtë këtij Këshilli, derisa thanë se anëtarësimi në të nuk kufziohet me themelimin e Asociacionit. “Është e rëndësishme që vende si Serbia mos të kenë veto për të ardhmen demokratike të shteteve tjera. Kosova i ka plotësuar kushtet dhe ne duhet të besojmë që Kosova do të jetë anëtare e re e Këshillit të Evropës”, tha deputeti Muja. Shefi i grupit të deputetëve të LDK-së, Arben Gashi ka thënë se qeverisja e Kurtit, sipas tyre, ka katër tendenca. “Tendenca e parë është kalimi i ligjeve antikushtetuese të cilin ne e kemi bllokuar vazhdimisht. Tendenca e dytë ka qenë kapja e paligjshme e bordeve dhe agjencive të pavarura. E treta ka qenë në vazhdimësi pengimi i Lëvizje Vetëvendosje që të kryhet një nga funksionet kryesore të Kuvendit e cila është mbikëqyrja e Komisioneve Parlamentare. Janë 6 komisione parlamentare që janë bllokuar. Në javën e fundit kemi pasur dy raporte ndërkombëtare të cilat nxjerrin një qeveri të dështuar. Qeveria Kurti shihet si një qeveri e korrupsionit masiv”, tha ai. PROMOTED CONTENT Me këtë recetë, kyçet tuaja janë rikuperuar pa operacion! BONE CONTROL Polygamous Cults? 7 Celebs Who Like To Keep Their Past Hidden ZESTRADAR Deciphering The Stars: Alien Races Rumored To Have Visited Earth ZESTRADAR Eliminon mykun e thonjve në 3 ditë! Lexoni recetën MUCOPED Epic Friendship: Duets You Never Saw Coming HERBEAUTY The Femme Fatale Moves South African Women Have Mastered ZESTRADAR Tarzan’s Origin Story Is Kinda Messed Up! ZESTRADAR Indian Mermaid – The Woman Who Spent 22 Years In A Lake! ZESTRADAR 76 Going On 30, The Secrets Of Thailand First Miss Universe ZESTRADAR Reporter Spots Sister ‘Stole’ Her Watch Live On TV LIMELIGHT MEDIA Audrey’s Viral Journey: Karaoke Stardom to Inspiring Teen HERBEAUTY Can The Goliath Frog Come Back From The Brink Of Extinction? ZESTRADAR Was This The Wildest Transformation In Queer Eye History? ZESTRADAR Monster Of The Marsh: Where Can You Find This 18-Inch Leech? ZESTRADAR Meet The World’s Biggest Snake – You Won’t Believe Its Length! ZESTRADAR Sponsoruar / Sponsored Kosova e zhvillon stërvitjen e dytë, paraqitet Edon Zhegrova Mos i humb Propozimi për liberalizimin e vizave kalon në janar të vitit 2024 Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi mbeten në paraburgim Dy kuvendet e qeveritë, Kosovë-Shqipëri bashkohen me 27 nëntor në Tiranë Të fundit nga Lajme 14:04 / E Hënë, 29 PrillNis dëshminë dëshmitari i 58-të i ZPS-së në rastin Thaçi dhe të tjerët14:01 / E Hënë, 29 PrillPublikohet lista e studentëve të Prishtinës, përfitues të bursës komunale 2023-202413:58 / E Hënë, 29 PrillPo zhvillonin gara të shpejtësisë në Istog, policia i gjobit me nga 500 euro dy kundërvajtësit13:55 / E Hënë, 29 PrillMbahet seanca e radhës ndaj Enver Sekiraqës, në seancë ishte edhe babai i Triumf Rizës13:45 / E Hënë, 29 PrillMungon Sami Kurteshi, shtyhet seanca në rastin ku ai po akuzohet për sulm ndaj zyrtarit të KQZ-së13:31 / E Hënë, 29 PrillShërbimi Korrektues i Kosovës shpërblen me kontratë njëburimore “Beni Donën”, vlera mbi 360 mijë euro Ky është djegësi më i mirë i yndyrës në shtëpi: receta! BIOLIGHT

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

You Missed