Hën. Tet 7th, 2024

NGJARJET E DITËS, E MARTË, 08.12.2020

Qeveria e Malit të Zi: Fusnota e vendosur ndaj Kosovës është “gabim teknik”

Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi, ka dalë me një deklaratë pas bujës që është bërë sot se ky shtet e ka shënuar Kosovën me fusnontë në një dokument të sajin zyrtar. Ata kanë bërë të ditur se ky ka qenë “gabim teknik”.
Sot gjatë ditur në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova u shënua me fusnotë.
Yllin pranë emrit zakonisht e vendosin vetëm disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
“Gjatë përgatitjes së tabelës me masat e reja kundër pandemisë COVID-19, ka ndodhur një gabim teknik, me ç’rast Kosova është paraqitur me fusnotë. Menjëherë pasi është vërejtur, shërbimet informative të Ministrisë së Shëndetësisë e kanë përmirësuar gabimin, gjë që mund të shihet edhe në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi”, thuhet në një deklaratë të shërbimit për shtyp të Ministrisë së Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.
Deri më tani në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së saj, përkatësisht pa yll në emër.
Ministrie e Shëndetësisë në Mal të Zi është mjekja Jellena Boroviniq Bojoviq..

727 të shëruar , 557 të infektuar,17 vdekje nga COVID-19 në Kosovë

17 persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se gjatë kësaj periudhe janë regjistruar edhe 557 raste të reja të infektimit, nga 1 mijë e 541 testime.
Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 727 pacientë.
Prizreni ka regjistruar tri vdekje, Prishtina dy, Gjakova dy, Rahoveci dy vdekje ndërsa Fushë Kosova, Peja, Dragashi, Vitia, Malisheva, Deçani, Gjilani dhe Vushtrria, me nga një të vdekur.
Në 24 orët e fundit Prishtina është komuna me më së shumti të infektuar, gjithsej 217 raste.
Numri i rasteve totale pozitive në Kosovë është 43.881, 1.137 të vdekur, 30.157 të shëruar dhe 12.587 raste aktive…

Zmbrapset MPJD-ja, Petkoviqi viziton Kosovën pas reagimit të Lajçakut

Dy ditë në Kosovë ka pasur leje të qëndrojë drejtori i Zyrës së ashtuquajtur për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq.
Ai, siç ka marrë vesh KOHA, në Kosovë ka arritur paraditen e së hënës, derisa është larguar pasditen e së martës.
Gjatë qëndrimit të tij, Petkoviqi, i cili është njëherësh edhe shef i delegacionit serb në dialogun Kosovë-Serbi, ka vizituar komunat në veri ku ka thënë se lajmi se pas 14 dhjetorit kjo pjesë do të mbetet pa rrymë është vetëm trillimi i Gjorgjeviqit për përfitime politike.
Por, kryeministri Avdullah Hoti ka mohuar se i njëjti ka pasur në agjendë vizitën edhe në Skenderaj, ashtu siç ka pretenduar kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari.
“Zyrtari serb nuk ka qenë në Komunën e Skenderajt. Nuk qëndrojnë ato informata. Siç duket janë dhënë nëpër media dhe pastaj mbi bazën e atyre informatave kryetari i Skenderajt ka reaguar. Kur lejoj vizitën e një zyrtari serb ne lejojmë në përputhje me një itinerar dhe vendet saktë se kur do të hyjë në Kosovë, në vendet kur do të shkojë dhe kur do të dalë nga Kosova”,ka deklaruar Hoti.
Kreu i ekzekutivit, deklaroi se leja për vizitën e Petar Petkoviqit është dhënë në koordinim me Ministrinë e Punëve të Jashtme.
Por, më 25 nëntor, shefja e diplomacisë kosovare, Meliza Haradinaj, kishte qëndrim tjetër për vizitën e Petkoviqit në Kosovë. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Haradinaj tha se nuk do të ketë leje për zyrtarët serbë, derisa të njëjtit nuk kërkojnë falje për krimet e bëra.
Lidhur me arsyet që çuan në ndryshimin e qëndrimit të Haradinajt karshi vizitës së zyrtarëve serbë, KOHA ka provuar të marrë përgjigje nga MPJ-ja. Por, një e tillë ka munguar.
Përgjigje KOHA nuk ka marrë as nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Gjatë vizitës së tij, Petkoviqi është shoqëruar nga zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Ndonëse nuk kanë dhënë detaje, nga Policia kanë thënë se kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme konform autorizimeve ligjore e në bashkëpunim me institucionet kompetente.
“Lidhur me informacionet për vizita, leje për hyrje apo refuzim të hyrjes në Republikën e Kosovës së personaliteteve të ndryshme, mund t’i adresoheni autoritetit kompetent. Ndërsa Policia e Kosovës të gjitha veprimet e saja i ndërmerr konform autorizimeve ligjore që ka, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet kompetente”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashtme, më 21 nëntor, bëri të ditur se ka refuzuar kërkesën e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, e të drejtorit Petar Petkoviq, duke e konsideruar atë si ofenduese.
Dy ditë më pas, për refuzimin e kërkesës së Vuçiqit e Petkoviqit, ka reaguar emisari i BE-së, Miroslav Lajçak. Përmes një letre dërguar kryeministrit Avdullah Hoti, Lajçaku kritikoi ekzekutivin për shkeljen e marrëveshjes për lëvizje të lirë.!

Të premten në ora 15:00, hapet sistemi online për tërheqjen e 10% nga Trusti.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka konfirmuar sot se nuk ka marrëveshje me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), për votimin e Projektligjit për buxhetin.
Hoti ka theksuar se ata e kanë votuar Ligjin për Rimëkëmbje pasi në të u përfshinë edhe disa amendamente të propozuara nga PDK-ja.
“Ne e kemi dorëzuar draftligjin për buxhetin. Presim që të kryhen procedurat parlamentare. Nuk kemi marrëveshje me PDK-në për buxhetin. Për Ligin për Rimëkëmbje ata kanë propozuar disa amendamente ne i kemi pranuar dhe ata e votuan Ligjin. Për buxhetin nuk kemi marrëveshje”, ka thënë Hoti.
Në këtë konferencë u dhanë sqarime për tërheqjen e 10% nga Fondi Pensional i Kosovës (Trusti).
Sistemi online për tërheqjen e këtyre mjeteve do të hapet të premten në ora 15:00.
Platforma e re është Trusti10.org.
***
Pas takimit me zyrtarë të BQK-së dhe Trustit, kryeministri i vendit Avdullah Hoti është deklaruar në një konferencë për media.
Ai ka thënë që të gjitha përgatitjet janë kryer për tu implementuar pagesat nga Trusti.
“Ligji ka dal në Gazetën Zyrtare dhe ligjërisht këto institucione veçse mund të fillojnë punën siç parashikohet në Ligj. Të gjitha përgatitjet janë bërë dhe janë ndarë informacionet në mes të këtyre dy institucioneve, është pagatitur sistemi është hapur ueb faqja dhe të premten në orën 15:00 hapet sistemi për qytetarët për të aplikuar për tërheqjen e këtyre kursimeve”, ka thënë ai.
Hoti theksoi se shpreson që nuk do të ketë problem me sistemin ku do të tërhiqen mjetet..

Albright: Serbia nuk ka drejtë të vetos, Kosova ka të drejtë të mbrohet

Janusz Bugajski nga Fondacioni Jamestown në Uashington deklaroi se çdo përpjekje për të ndryshuar kufijtë dhe shkëmbimin e territoreve në Ballkanin Perëndimor do të ishte në interes dhe përfitim vetëm të Rusisë.
Ai tha në Komitetin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, i cili po mbahet sot, dhe është i përkushtuar për të ofruar rekomandime për administratën e re të SHBA mbi politikën e saj ndaj rajonit, se ndryshimi i kufijve dhe shkëmbimi i territoreve do të krijonte një kaos, nga i cili do të përfitojë vetëm Rusia.
Bugajski theksoi se trupat e Aleancës Veri-Atlantike nuk duhet të tërhiqen nga Kosova derisa kjo e fundit të bëhet pjesë e NATO-s, gjë që edhe duhet të ndodhë, transmeton Tanjug.
Gjithashtu, ai shtoi, se duhet të punohet për të larguar Serbinë nga ndikimi rus dhe se kjo do të forconte stabilitetin e rajonit.
Albright: Serbia nuk ka drejtë të vetos, Kosova ka të drejtë të mbrohet
Ish-sekretarja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Madeleine Albright ka deklaruar se Kosova duhet të jetë një vend normal dhe se Serbia më nuk ka drejt të vetos.
Albright duke folur në seancën dëgjimore e kongresit amerikan për rekomandimet për Ballkan, ka thënë se Kosova duhet të jetë një vend normal si pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe ka drejt për ta mbrojtur territorin e saj.
“Kosova duhet të jetë një vend normal pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe t’i respektojnë të gjitha të drejtat ndërkombëtare për ta mbrojtur territorin dhe kjo nuk duhet subjekt i vetos nga Beogradi”, tha Albright.
Albright tha se mbeten si krenari e punës së saj përpjekja për ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bosnjë para më shumë se dy dekadave.
Ish sekretarja e shtetit amerikan thotë se kjo ndërhyrje bëri që të ndalet gjakderdhja që po shkaktohej nga Serbia.
“Kanë kaluar më shumë se dy dekada që nga intervenimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës dhe javën e ardhshme do t’i shënojmë 25 vjet nga marrëveshja e Dejtonit, unë besoj se SHBA’të dhe aleatët bën gjënë e duhur për të ndaluar gjakderdhjen dhe kur më pyesin për të arriturat e mija, unë flas për përpjekjet e mija në Bosnje dhe Kosovë”, tha Albright.
Albright tha se beson shumë se presidenti i ri amerikan, Joe Biden ka një alternativë të re për Ballkanin dhe situatën që po kalojnë vendet.”.

Arrestohen dy shqiptarë në Itali, kapen me 75 kg hashash

Në Itali po vazhdon lufta kundër trafikut të drogës. Ditën e sotme pas përfundimit të një operacioni policor kundër trafikut të drogës, janë arrestuar dy shqiptar dhe janë sekuestruar plot 7 kilogramë hashash. Mediat bëjnë me dije se në pranga kanë rënë shtetasit me incialet P.A., 31 vjeç dhe B.A., 37 vjeç.
Arrestimi i tyre erdhi pas një kontrolli në territor në një lagje periferike të Romës, i cili çoi në ndalimin e një automjeti drejtuar nga 37-vjeçari shqiptar. Mësohet se hetuesit arritën të ndiqnin makinën e 37-vjeçarit shqiptar për shkak se ky i fundit kishte ngjallur dyshime ku më pas gjatë kontrollit në makinën e 37-vjeçarit u gjetën 12 pako hashash me peshë rreth 13.24 kg.
Më pas kontrolli në banesën e shqiptarit në komunën Castelnuovo di Porto, u gjeten rreth 61 kg të tjera hashash fshehur në një dollap në dhomën e gjumit. 31 vjeçari u kap pasi po hynte në banesën e 37-vjeçarit dhe dyshohet se së bashku trafikonin lëndën narkotike.
Në fund të operacionit, shqiptarët ndodhen në burgun e Latinës dhe në burgun e Frosinone. Ata akuzohen për posedim dhe trafik droge.

Moti
Të mërkuren parashikohet mot i vranet me mundesi per te reshura te shiut , temperaturat do të levizin nga 3 deri 7 gradë Celsius. Mot i ngjashem në Tiranë, me temperatura nga 8-16 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 43881. Të Shëruar:30157. Të vdekur: 1137.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *