Enj. Maj 16th, 2024

NGJARJET E DITËS, E MARTË, 29.12.2020

By Rtv Arbëria Dhj 29, 2020

Pozitë e opozitë të bashkuara rreth buxhetit, votohet me 85 vota

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar buxhetin për vitin 2021.
Me 85 vota për, asnjë kundë dhe asnjë abstenim kaloi ligji për ndarjet buxhetore për vitin 2021.
Buxheti u votua nga pozita e opozita.
Rikujtojmë se projektligji për buxhetin e vitit 2021 dje u votua në lexim të parë me 64 vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. .

Rrahën dy vajzat në Vushtrri, IPK rekomandon suspendimin për dy zyrtarët policor

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim sipas detyrës zyrtare sot pas publikimit të një video-incizimi me dyshim për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga dy zyrtarë policorë në një incident që ka ndodhur në Vushtrri në orët e pasdites.
Hetuesit e IPK-së pas publikimit të videos në medie janë angazhuar duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me këtë rast që kanë përfshirë marrjen e deklaratave, si dhe sigurimin e disa video incizimeve.
Pas disa veprimeve hetimore fillestare, hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e dy zyrtarëve policorë (një zyrtare policore dhe një rreshter policor) që janë përfshirë në këtë incident.
“Në konsultim me prokurorin kompetent për këtë rast do të zhvillohet një hetim në procedurë të rregullt me dyshimin se zyrtarët policorë të stacionit policor të Vushtrrisë kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”, thuhet në një njoftim të IPK-së..
Veprimet e mëtutjeshme hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtij incidenti do të vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.

8 të vdekur nga koronavirusi në Kosovë, 109 raste të reja dhe 454 të shëruar!

8 persona kanë humbur jetën si pasojë e Covid në Kosovë.
IKSHPK ka njoftuar se janë shënuar 109 të reja, ndërsa janë shëruar 454 persona, përcjell Bota sot.
Deri tani në Kosovë kanë humbur jetën 1325 persona.
Njoftimi i plotë:
454 TË SHËRUAR DHE 109 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 744 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 109 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 8 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (61, 60 vjeç), Lipjan 2 raste (73, 68 vjeç), Dragash 1 rast (75 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (73 vjeç), Prizren 1 rast (74 vjeç) dhe Vushtrri 1 rast (74 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 50.910 raste nga 181.148 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.325 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 454 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 40.423 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.162.
Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 54 raste, Prizren 12 raste, Pejë 10 raste, Fushë-Kosovë 9 raste, Vushtrri 5 raste, Ferizaj 3 raste, Lipjan 3 raste, Gjakovë 2 raste, Gjilan 2 raste, Istog 2 raste, Obiliq 2 raste, Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Drenas, Rahovec dhe Shtërpcë.
IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!

Nuk ndalet Vjosa Osmani, ia merr edhe dy anëtarë partisë së Isa Mustafës – ja emrat

Edhe dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike e Kosovës nga dega e LDK-së në Malishevë, iu janë bashkuar Vjosa Osmanit që ka paralajmëruar se në zgjedhjet e reja do të garojë me një iniciativë qytetare.
Ky lajm është konfirmuar nga një postim, që asamblisti i LDK-së në Malishevë, Arlind Morina e ka bërë në Facebook.
Ai ka shkruar se janë “Fuqishëm në përkrahje të Vjosës!”.
Në foto shihet asamblisti nga LDK-ja, Arlind Morina, këshilltari i u.d presidentes, Valon Krasniqi, Vjosa Osmani, dhe Rrahim Morina, ky i fundit kryesues i Kuvendit Komunal në Malishevë.
Kryetarja e Kuvendit, dhe ish-nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani që në këto zgjedhje ka bërë të ditur se do të garojë me një iniciativë qytetare pas përjashtimit nga partia e Isa Mustafës, po vazhdon qëllimin e saj, e që po del të jetë dëmtimi i Lidhjes Demokratike të Kosovës për zgjedhjet që pritet të mbahen brenda pak ditëve…

Haradinaj- Stublla: Kosova solidarizohet me Kroacinë, pas tërmeteve të fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj- Stublla, ka reaguar pas tërmetit që goditi edhe sot Kroacinë, duke shprehur ngushëllime familjeve të viktimave, dhe solidaritet të plotë me Kroacinë dhe popullin mik kroat.
Ministrja Haradinaj-Stublla është shprehur se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Kroacisë në këtë kohë të vështirë për popullin kroat dhe qytetarët e prekur atje, dhe është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj për çfarëdo që konsiderohet e nevojshme në këto momente.
Shefja e diplomacisë kosovare ka thënë se ajo, ashtu sikurse gjithë populli i Kosovës, janë thellësisht të trishtuar dhe tronditur me lajmet për përsëritjen e tërmeteve në Kroaci, dhe me pasojat që lanë pas fatkeqësitë natyrore gjatë dy ditëve të fundit atje.
“Si institucione dhe si popull shprehim solidaritetin tonë të thellë me qytetarët e Kroacisë, shprehim ngushëllime familjeve të viktimave, lutemi për shërimin sa më të shpejtë të të lënduarve, dhe shpresojmë që të ketë sa më pak pasoja të tjera”, thuhet në reagimin e Ministres Haradinaj-Stublla, e cila në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Qeverisë së Kosovës ka shprehur gatishmërinë e plotë për çdolloj ndihmë që Kosova mund të ofrojë në këtë kohë…

Pas Kroacisë edhe Italia goditet nga një tërmet i fortë

Pas Kroacisë edhe Italia është goditur nga një tërmet i fortë.
Sipas autoriteteve në Itali tërmeti ishte me madhësi 4.4, me epiqendrën e tij në zonën e Veroneses, u ndje në 3:36 pasdite në shumë zona të Italisë Veriore, përfshirë Milanon.
Po ashtu janë regjistruar edhe disa lëkundje të tjera me një epiqendër afër Salizzoles (Verona), i pari, me madhësi 3.4, u regjistrua në 14:02, i dyti, me madhësi 2.8, në 14:44……

Moti

Të merkuren parashikohet mot pjeserisht i vranet me mundesi per te reshura shiu , temperaturat do të levizin nga 5 deri 11 gradë Celsius. Mot me shi në Tiranë, me temperatura nga 9-18 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 50910. Të Shëruar: 40423. Të vdekur: 1325.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *