Sht. Maj 4th, 2024

NGJARJET E DITËS, E PREMTË, 25.12.2020

By Rtv Arbëria Dhj 25, 2020

Nis fushata, sindikatat e arsimit dhe shëndetësisë i shkojnë në zyrë PDK-së

Sindikatat e arsimit dhe shëndetësisë kanë “hapur” fushatën zgjedhore në Kosovë. Të premten, kryesindikalistët kanë vizituar Partinë Demokratike të Kosovës për t’i kërkuar “vazhdimin e politikave në të mirë të qytetarëve dhe shtetit”.
Sipas një njoftimi nga PDK-ja, të premten, kandidati i kësaj partie për kryeministër, Enver Hoxhaj, bashkë me sekretarin Uran Ismaili dhe anëtarin e kryesisë, Bedri Hamza, kanë takuar përfaqësues të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Odës së Mjekëve, dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës.
Në njoftim të PDK-së thuhet se krerët e këtyre sindikatave “kanë përgëzuar kryetarin në detyrë të PDK-së, Enver Hoxhajn, dhe PDK-në për konstruktivitetin politik, siç është rasti i fundit me votimin e pakos së rimëkëmbjes ekonomike”.
Njoftimi thekson se takimi ka qenë kërkesë e sindikatave dhe profesionistëve shëndetësorë. Sipas komunikatës, ata kanë kërkuar “nga kryetari Hoxhaj që të vazhdojë politikat në të mirë të qytetarëve dhe shtetit edhe në proceset tjera në vazhdim – siç është votimi i Buxhetit”.
Takimi i PDK-së me këto sindikata vjen në kohën kur vendi po hyn në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet të cilat u vendos të mbahen përmes aktgjykimit me të cilin Gjykata Kushtetuese e shpalli të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi për formimin e Qeverisë Hoti, duke e rrëzuar këtë qeveri.
“Kryetari në Detyrë, Enver Hoxhaj ka falënderuar udhëheqësit e këtyre sindikatave dhe odave për vizitën dhe bashkëpunimin e tyre profesional që kanë pasur gjithmonë me PDK-në. Me këtë rast, kryetari Hoxhaj ka thënë se Partia Demokratike e Kosovës, ashtu siç e ka dëshmuar historikisht, do të vazhdojë edhe më tej politikat konstruktive në të mirë të shtetit dhe qytetarëve”, përfundon komunikata e PDK-së…

Isa Mustafa s’e duron Vjosën, thotë se s’shkon edhe flamuri i Rugovës edhe me VV-në!

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Europian.
Duke qenë se flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, është kreu aktual i saj Isa Mustafa, i cili në një përgjigjie për klankosova.tv, këtë veprim të Vjosa Osmanit e cilëson gënjeshtër folklorike.
”Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konzervatore”.
”Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta”.
”VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane”.
”Është një gënjeshtër folklorike!”, përfundon Mustafa”, u shprehë ai.Ushtruesja e detyrës së Presidentes së vendit, Vjosa Osmani, sot publikoi pamje të ambientit të Presidencës ku flamuri dardan shihej ndërsa valvitej mes atij të Kosovës dhe Bashkimit Europian.
Duke qenë se flamuri dardan, ishte simbol i liderit historik të LDK-së, Ibrahim Rugova, është kreu aktual i saj Isa Mustafa, i cili në një përgjigjie për klankosova.tv, këtë veprim të Vjosa Osmanit e cilëson gënjeshtër folklorike.
”Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konzervatore”.
”Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta”.
”VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane”.
”Është një gënjeshtër folklorike!”, përfundon Mustafa”, u shprehë ai…

Tetë të vdekur, 538 të shëruar e 249 raste pozitive nga koronavirusi në Kosovë për 24 orë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se kanë vdekur tetë persona nga koronavirusi në 24 orët e fundit.Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 249 raste pozitive me koronavirus.Zemaj njofton se janë testuar 1.048 persona gjatë kësaj periudhe ndërsa nuk ka publikuar të dhëna lidhur me ndonjë vdekje nga COVID-19.Gjatë 24 orëve janë shëruar 538 pacientë…Që nga fillimi i pandemisë së koronavirusit, në Kosovë janë regjistruar 50.135 raste pozitive, nga 177.387 persona të dyshuar, 38.656 të shëruar dhe 10.181 raste aktive.Gjithashtu, deri më tani kanë vdekur 1.298 pacientë.

Serbia nis vaksinimin e serbëve në Kosovë për COVID-19

Serbia dje nisi më vaksinim në Serbi, e sot ka vazhduar edhe në Kosovë.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar se sot janë dhënë vaksina në Leposaviq, ndërkohë që gjatë ditës do të jepen edhe në veri të Mitrovicës, shkruan Kossev.
Nuk është precizuar se sa vaksina i ka ndarë për serbët e Kosovës.
Vuçiqi dha lajmin për këtë, pasi sot pranoi një donacion shumëmilionësh nga Emiratet e Bashkuara Arabe në pajisje mjekësore.
Serbia ka pranuar kontingjentin e parë të vaksinave të Pfizerit në masë 4.800 copë, duke u bërë ndër vendet e para evropiane që nis me programin e vaksinimit kundër COVID-19.
Kosova nuk ka siguruar ende vaksina, por ka aplikuar në programin COVAX, i cili u mundëson vendeve të varfra dhe me zhvillim të mesëm të arrijnë te një numër i kufizuar i vaksinave.
KOHA ka kërkuar një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, nëse ky vaksinim është bërë në koordinim me të, por ende nuk ka marrë përgjigje.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në vazhdimësi mbledh të dhënat e të infektuarve dhe të vdekurve si pasojë e koronavirusit në komunat me shumicë serbe..

Haxhiu e prerë: Nuk e diskutojmë mundsinë për koalicion me PDK-në

Anëtarja e Kryesisë së VV-së, Albulena Haxhiu tha se as që e kanë diskutuar në parti se a do të mund të kenë koalicion me PDK-në, LDK-në, apo AAK-në.
Ajo tha se ende nuk kanë vendosur se a do të kenë bashkëpunim me Vjosa Osmanin para apo pas zgjedhjeve.
“Ende nuk e kemi vendosur se a do të kemi para apo pas koalicion me zonjën Osmanin”, tha Haxhiu.
Ndërsa bëri të ditur se nëse nuk i kanë votat e mjaftueshme, atëherë pas zgjedhjeve synimi i tyre është të diskutojnë mundësinë për koalicion me grupet që i përfaqësojnë pakicat në Kuvend…

I biri ther për vdekje babanë e tij në Prizren

Një burrë ka therur për vdekje babanë e tij në Prizren.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj.
Mesohet se i dyshuari është arrestuar.
“Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020 rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren – Veri se në lagjen Dardani, rruga ‘Nazim Kokollari’ është duke ndodhur një rast dhune ne familje ku djali është duke i sulmuar prindërit. Patrulla policore ka arritur në vendngjarje dhe kanë arrestuar personin e dyshuar M.H. rreth 30 vjeçar, i cili ka sulmuar prindin e tij me thikë”, ka thënë Osmanollaj.
Ai ka konfirmuar se si pasojë e plagëve të marra viktima, prindi, përkatësisht babai rreth 50 vjeçar ka ndërruar jetë.
Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes…

Moti

Të shtunën parashikohet mot i vranet dhe me mundesi per te reshura te bores , temperaturat do të levizin nga 0 deri 6 gradë Celsius. Mot me shi në Tiranë, me temperatura nga 10-17 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 50135. Të Shëruar: 38656. Të vdekur: 1298.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *