Pre. Maj 17th, 2024

NGJARJET E DITËS SË PREMTË, 28.05.2021

By Rtv Arbëria Maj 28, 2021

Hiqet ora policore, lejohet pa maskë 1 person, zgjatet orari i gastronomisë!

Nga e hëna Kosova do të ketë masa të reja.
Kjo është konfirmuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka prezantuar propozimin në mbledhjen e sotme të Qeverisë,
“Sipas raportit të Institutit të Shëndetit Publik situata pandemike është e qëndrueshme me uljen pozitive të rasteve me 67.08%.
Qeveria cakton masa më të lehtësuara. Në vija të përgjithshme, masat kryesore në impakt më të madh
Kufizimi do të hiqet (nga ora 00:00 deri në ora 05:00 nuk lejohet grumbullimi më shumë se 10 personave)
Zgjatjen i orarit të punës së gastronomisë 23:00
Lejimi pa maska kur ata janë vet dhe ambiente të jashtme
Pjesëmarrje me 50% teatro, kinema, galeri…


U përmbyll me sukses stërvitja fushore e njësive të FSK-së në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21”

Pas 12 ditë të zhvillimit të operacioneve të ndryshme stërvitore, njësitë e angazhuara të FSK-së, sot, sipas planifikimit paraprak, në zonën e trajnimit, në Babaj i Bokës, demonstruan pjesën kryesore të stërvitjes, duke përmbyllur me sukses, angazhimin e tyre kryesor në kuadër të stërvitjes së drejtuar nga ushtria amerikane “DEFENDER-Europe 21”.
Për të përcjellë nga afër këtë stërvitje, në Ditën e Vizitorëve të Shquar, ishin presidentja Osmani, kryeministri Kurti, zv/kryeministrja Gërvalla, ministri Mehaj, ministri Sveçla, zëvendësministri Syla, gjeneral Rama, deputetë, ambasadorë dhe atashe të mbrojtjes së vendeve mike, si dhe ushtarakë të lartë të FSK-së dhe forcave partnere. Gjithashtu, me praninë e tij, në këtë ngjarje të veçantë, na nderoi edhe zv.komandanti i Ushtrisë së SHBA-së për Evropë dhe Afrikë për mobilizim, gjeneralbrigade Jed Schaertl.
Në fillim, strukturat komando-shtabore dhe ato taktiko-operative të njësive të FSK-së, demonstruan me sukses të lartë të gjitha fazat e stërvitjes sipas skenarit të planifikuar.
Më pastaj, atyre me fjalë rasti iu drejtuan presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti të cilët shprehën përgëzimet dhe vlerësimin më të lartë për nivelin e shkëlqyeshëm profesional të demonstrimit të operacioneve stërvitore. Ata gjithashtu, shprehën falënderimin dhe mirënjohjen më të thellë për ushtrinë e SHBA-së në përgjithësi dhe kontingjentin e ushtarakëve të angazhuar për vlerësimin e stërvitjes në veçanti për mbështetjen e tyre të pakursyer për suksesin e sotëm dhe të gjitha të arriturat e deritashme të FSK-së. Mes tjerash, presidentja Osmani dhe Kryeministri Kurti, gjithashtu theksuan se ky nivel vërteton faktin se FSK jo vetëm që është e vullnetshme, por edhe e gatshme dhe e aftë, për të kontribuar në paqen dhe sigurinë globale, krahas ushtrive të vendeve anëtare dhe partnere të NATO-s, aspiratë kryesore e vendit në rrugën e integrimeve euroatlantike.
Lidhur me aspektin operacional të stërvitjes, gjeneral Rama, theksoi se qëllimi kryesor dhe objektivat e stërvitjes janë arritur në shkallën e synuar duke besuar se edhe ekipi i përbashkët vlerësues i FSK-së dhe forcave amerikane do të japin vlerësim të ngjashëm e që nënkupton se FSK ka arritur standardet për validimin e komponentes së parë luftarake për mbrojtjen e territorit.
Në këtë vit, ky është suksesi i madh i radhës i njësive të FSK-së, pas atij të dislokimit të kontingjentit të parë jashtë vendit krahas forcave amerikane.


Ministria e Drejtësisë diskuton për finalizimin e projektligjit dhe për funksionalizimin e Gjykatës Komerciale

Ministria e Drejtësisë, në kandër të avancimit të reformës në drejtësi, sot ka mbajtur takimin për adresimin e çështjeve të rëndësishme për hartimin e projektligjit për Gjykatën Komerciale, angazhimin e të cilit e ka përshëndetur Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu.
Duke folur për rëndësinë e këtij projektligji, Zëvendësministri Sallahu theksoi se Gjykata Komerciale është një ndër prioritetet e Ministrisë së Drejtësisë dhe si i tillë do të trajtohet me angazhim të shtuar dhe brenda afatit legjislativ do të procedohet tutje.
Në takim, ndër të tjera është diskutuar për çështjen e dyshkallshmërisë së Gjykatës Komerciale dhe rolin e saj në shqyrtimin e lëndëve të natyrës komerciale të bizneseve dhe personave të tjerë juridik në Kosovë. Po ashtu u ngrit për trajtim çështja e mjeteve juridike, atyre të jashtëzakonshme, në veçanti revizionit si dhe u diskutua rreth çështjes së përzgjedhjes, kompetencave dhe kritereve të gjyqtarëve dhe kryetarit të kësaj Gjykate.
Tutje, është diskutuar për profilet komerciale të ndarë në departamente dhe gjithashtu çështje të tjera të rëndësishme procedurale dhe përmbajtjesore.
Në takim është vlerësuar se miratimi i këtij projektligji, përveç rezultateve pozitive në drejtim të konsolidimit të kuadrit ligjor për Gjykatën Komerciale, projektligji do të sillte ndikim pozitiv për grupet e interesit, veçanërisht për investitorët dhe bizneset e huaja në vend duke prodhuar siguri më të madhe juridike dhe kësisoj duke ofruar më shumë edhe investime nga jashtë.
Me adresimin e çështjeve të tilla, Ministria e Drejtësisë do ta përmbyllë punën brenda afatit të paraparë legjislativ….

Lëvizja Vetëvendosje: Për 66 ditë qeverisje siguruam 178 mijë e 230 vaksina

Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi është krenuar me qeverisjen e saj në 66 ditët e para.
Në postimin e bërë, LVV thotë se ka arritur të siguroj 178 mijë e 230 vaksina kundër Covid 19,
Tutje, partia që po udhëheq vendin thotë se deri më tani janë vaksinuar 60 mijë e 929 qytetarë.
LVV shtoi se pandemia ende nuk ka mbaruar dhe inkurajuar qytetarët që të respektojnë masat mbrojtëse.
Postimi i plotë:
Për 66 ditë qeverisje: 178 mijë e 230 vaksina të siguruara dhe 60 mijë e 929 qytetarë të vaksinuar. Derisa numri i rasteve të infektimit po bie nga dita në ditë, pandemia ende nuk ka mbaruar. Andaj, kujdesi që na ka përcjellë këtë kohë duhet të na përcjellë edhe më tutje: ta mbajmë maskën, ta ruajmë distancën fizike dhe të kujdesemi për higjienën në mënyrë që ta kufizojmë përhapjen e virusit dhe të kontribuojmë në parandalimin e rrezikut të shkaktuar nga Covid-19..

412 të shëruar dhe 18 raste me Covid-19

Njoftimi i Plotë nga IKSHPK

ASNJË RAST I VDEKJES, 18 RASTE POZITIVE DHE 412 TË SHËRUAR NGA COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.886 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 18 raste pozitive.
Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 107.354 raste nga 604.205 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.242 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 412 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.519 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.593.
Rastet pozitive janë nga komunat: Gjilan 3 raste, Rahovec 3 raste, Drenas 2 raste, Gjakovë 2 raste, Prizren 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Istog, Klinë, Mitrovicë, Prishtinë dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!!

PDK vazhdon me zyrtarizime të kandidatëve për kryetar komunash, tani edhe në Viti!

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur angazhimet për zgjedhje lokale. Kryetari i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka qëndruar sot në dy komuna, Lipjan dhe Viti.
Në qytezën e Vitisë, sipas burimeve brenda PDK-së, është vendosur emrin për kandidat të kryetarit.
Bëhet fjalë për Bekim Azizin, që sipas tyre, ka zyrtarizuar kandidaturën për Kryetar komune.
Ndryshe, Indeksonline ka raportuar gjatë kësaj jave emrat e kandidatëve të PDK-së për kryetar të Kacanikut dhe Ferizajt.
Bëhet fjalë për rikandidime, Besim Ilazin dhe Agim Aliun.

Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Skenderajt

Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim në të cilin ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Enver Hoxhaj.
Kryesia e degës dhe Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale.
Ato do të mbahen në vjeshtë të këtij viti.
Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e Lushtakut e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt.

Parashikimi i motit:

Gjatë ditës së shtune parashikohet mot pjesërisht me diell,temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 22 gradë celcius, Mot pjeserisht me diell në Tiranë me temperatura nga 14 deri në 27 gradë celcius.

Covid-19 në Kosovë: Total Raste: 107.354 , Të Sheruar: 102.519 , Të vdekur: 2.242 ,Raste aktive: 2.593
www.rtvarberia.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *