Hën. Pri 29th, 2024

Njohja e patentë shoferëve të Kosovës futet përfundimisht në rend dite në Bundesrat

By Rtv Arbëria Shk 1, 2022

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani ka njoftuar se njohja e patentë shoferëve të Kosovës nga Gjermania është futur përfundimisht në rend dite për seancën e Bundesratit.

Seanca e Bundesratit do të mbahet më 11 shkurt.

“Njohja e patentave futet përfundimisht në rend dite!!!

Rendi i ditës për seancën e Bundesratit, (Këshillit të Ministrave ku përfaqësohen të gjitha landet e Gjermanisë) është shkurtuar bukur shumë sot. Por në pikën 23 të rendit të ditës mbetet shqyrëtimi i njohjes së patentave të shoferëve për shtetasit e Shqipërisë, Kosovës, Britanisë së Madhe dhe Moldavisë në Gjermani. Sipas rregullave, rendi i ditës ka mundur të ndryshojë deri më sot me 1 shkurt. Ndërsa seanca mbahet me 11 shkurt. Nëse eventualisht ka ndonjë ndryshim të papritur, do t’ju njoftoj me kohë. Unë me siguri që do ta përcjell me shumë vëmendje këtë çështje. Shëndet dhe sukses. Abonohuni nëse doni në kanalet e mia këtu në Facebook dhe në yotuube…”, ka shkruar Cani.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *